Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkeologët zbuluan një qytet të të vdekurve në Perperikon

Foto: BNR-Kërxhali

Një qytet i të vdekurve u zbulua nga arkeologët në vendbanimin e lashtë të Perperikon në Rodopet Lindore, njoftoi korrespondentja e BNR Valja Apostollova nga Kërxhali. Janë zbuluar 8 mauzole të mëdhenj të kohës së Perandorisë Romake, të vendosur në mënyrë amfiteatrale në pjesën jugore të qytetit shkëmbor. Zbulimi nuk ka analog në Gadishullin Ballkanik dhe mund të krahasohet me varret e konsujve dhe senatorëve romakë. Vitin e kaluar arkeologët zbuluan pjesë prej ndërtesash të rrumbullakëta dhe nuk kanë shpjegim për gjetjet. Këtë verë, ndërtesat e çuditshme mbushin tetë vjet.

"Ky është një kompleks i madh përkujtimor prej ndërtesash të rrumbullakëta dhe rotondash. Secila prej tyre është me diametër prej 7-8 metrash. Çfarë lloj njerëzish janë varrosur - këta kanë qenë njerëz të pasur." Monedhat dhe bizhuteritë e gjetura datojnë mauzoleumet e shekullit të 3 -të - 6 -të, "thotë arkeologu Prof. Nikollaj Ovçarov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Afresku „Rrota e jetës“ në kishën „Lindja e Krishtit“ – Arbanasi

Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës

Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...

botuar më 25-08-14 3.35.MD
Bullgarë të rinj nga Prizreni, Kosovë

Të tanët në Kosovë ende ruajnë identitetin e tyre bullgar

Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..

botuar më 25-08-10 9.05.PD

U prezantua statuja e dytë mashkullore e restauruar nga Heraklea Sintika

Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..

botuar më 25-08-06 9.42.PD