Brenda 1 viti do të trefishohen vendet e punës në uzinën e re të teknologjisë optike, e cila u hap në Zonën Ekonomike “Trakia”. Aktualisht janë emëruar 50 specialistë, tha në ceremoninë e inaugurimit zëvendëskryetari i Bashkisë së Plovdivit Stefan Stojanov. Ai vuri në dukje se ky është një investim tjetër në zonën industriale për mbi 3.5 milion euro. 100% e prodhimit është për eksport në Izrael, Francë, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Produktet e teknologjisë së lartë përdoren në mjekësi, inxhinierinë mekanike dhe industrinë ushtarake.
"Këtu u krijua një zonë ekonomike, e cila është shkas krenarie për Bullgarinë dhe Ballkanin. Ky është një shembull i drejtimit në të cilin duhet të zhvillohen kompanitë e teknologjive së larta dhe novatore," tha zëvendës Ministri i Ekonomisë Krasimir Kirjakov.Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..