Që nga 21 tetori do të hyjmë me certifikatë të gjelbër në restorante, kinema, teatro, salla koncertesh, galeri, palestra, qendra tregtare dhe dyqane mbi 300 metra katrorë, hotele, salla noti dhe sporti, klube. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov. Dokumenti vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit, shërimin nga virusi korona, një test negativ PCR deri në 72 orë, ose një test antigjeni deri në 48 orë.
Certifikata e gjelbër bëhet e detyrueshme për punonjësit në institucionet shëndetësore dhe azile, por nuk do të kërkohet në transportin publik.
Në rast sëmundshmërie 14-ditore midis 500 dhe 700 për 100 000 njerëz, në shkolla do të aplikohet 50% mësimdhënie në shkollë dhe 50% në distancë. Në universitete trajnimi do të kryhet vetëm me certifikate të gjelbër.
Do të ketë kontroll të rreptë edhe për laboratorët për lëshimin e certifikatave të rreme dhe nëse konstatohet shkelje, licenca e tyre do të revokohet, theksoi Ministri. Një masë tjetër kundër përhapjes së epidemisë parashikon ndërprerjen e vizitave në spitale.Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..