Bullgarët jashtë vendit do të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në 760 qendra votimi në 68 vende, bëri të ditur Ministria e Punëve të jashtme. Votimi do të zhvillohet me makina në të paktën 200 seksione, tha Ivan Kondov, kryetar i grupit të punës "Zgjedhjet" të Ministrisë. Sipas tij, hapja e më shumë vendvotimeve jashtë vendit nuk ka sjellë pjesëmarrje më të madhe. Kështu, për votimin e 14 nëntorit u dorëzuan rreth 56 mijë aplikime për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit numri i tyre ishte përkatësisht 70 mijë dhe 80 mijë.
Sfida më e madhe e votimit të ardhshëm do të jetë votimi në raundin e dytë, shtoi Kondov. Për të, Ministria e Jashtme do të duhet të dërgojë sërish fletëvotime dhe makineri, por nuk dihet nëse ato do të arrijnë në kohë në të gjitha qendrat e votimit. Kjo është arsyeja se pse Ministria po bën thirrje që parlamenti i ardhshëm të miratojë ndryshimet legjislative që lejojnë votimin me postë, siç është në shumë vende të botës.Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..