Bullgarët jashtë vendit do të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në 760 qendra votimi në 68 vende, bëri të ditur Ministria e Punëve të jashtme. Votimi do të zhvillohet me makina në të paktën 200 seksione, tha Ivan Kondov, kryetar i grupit të punës "Zgjedhjet" të Ministrisë. Sipas tij, hapja e më shumë vendvotimeve jashtë vendit nuk ka sjellë pjesëmarrje më të madhe. Kështu, për votimin e 14 nëntorit u dorëzuan rreth 56 mijë aplikime për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit numri i tyre ishte përkatësisht 70 mijë dhe 80 mijë.
Sfida më e madhe e votimit të ardhshëm do të jetë votimi në raundin e dytë, shtoi Kondov. Për të, Ministria e Jashtme do të duhet të dërgojë sërish fletëvotime dhe makineri, por nuk dihet nëse ato do të arrijnë në kohë në të gjitha qendrat e votimit. Kjo është arsyeja se pse Ministria po bën thirrje që parlamenti i ardhshëm të miratojë ndryshimet legjislative që lejojnë votimin me postë, siç është në shumë vende të botës.Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll..
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..