Bullgarët jashtë vendit do të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në 760 qendra votimi në 68 vende, bëri të ditur Ministria e Punëve të jashtme. Votimi do të zhvillohet me makina në të paktën 200 seksione, tha Ivan Kondov, kryetar i grupit të punës "Zgjedhjet" të Ministrisë. Sipas tij, hapja e më shumë vendvotimeve jashtë vendit nuk ka sjellë pjesëmarrje më të madhe. Kështu, për votimin e 14 nëntorit u dorëzuan rreth 56 mijë aplikime për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit numri i tyre ishte përkatësisht 70 mijë dhe 80 mijë.
Sfida më e madhe e votimit të ardhshëm do të jetë votimi në raundin e dytë, shtoi Kondov. Për të, Ministria e Jashtme do të duhet të dërgojë sërish fletëvotime dhe makineri, por nuk dihet nëse ato do të arrijnë në kohë në të gjitha qendrat e votimit. Kjo është arsyeja se pse Ministria po bën thirrje që parlamenti i ardhshëm të miratojë ndryshimet legjislative që lejojnë votimin me postë, siç është në shumë vende të botës.Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..