Bullgarët jashtë vendit do të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në 760 qendra votimi në 68 vende, bëri të ditur Ministria e Punëve të jashtme. Votimi do të zhvillohet me makina në të paktën 200 seksione, tha Ivan Kondov, kryetar i grupit të punës "Zgjedhjet" të Ministrisë. Sipas tij, hapja e më shumë vendvotimeve jashtë vendit nuk ka sjellë pjesëmarrje më të madhe. Kështu, për votimin e 14 nëntorit u dorëzuan rreth 56 mijë aplikime për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit numri i tyre ishte përkatësisht 70 mijë dhe 80 mijë.
Sfida më e madhe e votimit të ardhshëm do të jetë votimi në raundin e dytë, shtoi Kondov. Për të, Ministria e Jashtme do të duhet të dërgojë sërish fletëvotime dhe makineri, por nuk dihet nëse ato do të arrijnë në kohë në të gjitha qendrat e votimit. Kjo është arsyeja se pse Ministria po bën thirrje që parlamenti i ardhshëm të miratojë ndryshimet legjislative që lejojnë votimin me postë, siç është në shumë vende të botës.Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..