Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Bullgare e Shkencave kërkon zgjidhje për të reduktuar pasojat negative të ndryshimeve klimatike në vendin tonë

Foto: BNR

Shkencëtarët nga Instituti për Pyllin pranë Akademisë Bullgare të Shkencave  i kanë drejtuar përpjekjet e veta te studimi i zhvillimit dhe përshtatjes së pyjeve ndaj ndikimeve klimatike dhe antropogjene. Ato e llogarisin veprimtarinë njerëzore dhe faktorët natyror si shkaktarët bazë për zjarret malore tek ne. Shpeshherë shpërthimi i tyre i dedikohet ndërhyrjes njerëzore, e cila shprehet  në  trajtimin e pakujdesshëm të zjarrit nga gjuetarët dhe turistët, djegien e pakontrolluara të kashtës gjatë vjeshtës, veprimtari prodhuese dhe transportuese dhe madje edhe shishet e harruara prej qelqi, përmes të cilave drita kalon në mënyrë perfektë dhe thyhet duke shkaktuar zjarre.

Aktualisht shkencëtarët nga Instituti për Pyjet kanë bashkuar përpjekjet e tyre në përgatitjen e një plani të plotë për të menaxhuar dhe zbutur efektet e ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjes njerëzore, i cili është i orientuar drejt sistemeve pyjore në Bullgari.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jeta e bullgarëve në Patagoni është një rrëfim për traditat dhe kujtesën e përbashkët

Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..

botuar më 25-10-21 7.30.PD
Hungaria, vitet '30 të shekullit të 20-të

Bullgarët në Hungari me një festë të dyfishtë – Ditën e Miqësisë dhe marrjen e certifikatës së UNESCO-s për traditën e tyre të kopshtarisë

17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..

botuar më 25-10-19 9.05.PD

Gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape po zhvillohet në Sofje

Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..

botuar më 25-10-19 5.00.PD