Në Ditën e Kryeengjëllit, 8 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon luftëtarët qiellorë të dritës dhe drejtësisë. Këta janë Shtatë Kryeengjëjt Mikail, Gabriel, Rafael, Uriel, Salathiel, Jehudiil dhe Barakiel.
Më i vjetri nga të gjithë - Kryeengjëlli Mikail është udhëheqësi i ushtrisë engjëllore. Në besimet e bullgarëve, ai qëndron më afër Zotit dhe me zell vëzhgon zbatimin e ligjit të Zotit. Piktorët e ikonave shpesh e përshkruajnë atë me peshore që matin mëkatet e njerëzve. Kjo është arsyeja se pse njerëzit besojnë se ai është rojtari kryesor i Parajsës dhe kur shpirti duhet të shkoë në jetën e përtejme, Kryeengjëlli Mikail e ndan atë nga trupi.
Për nder të Luftëtarit Qiellor bëhen kurbane, me lutje për shëndet dhe mbrojtje nga ushtria qiellore. Në këtë ditë, besimtarët i drejtohen me lutje të zjarrta engjëllit të tyre mbrojtës dhe spërkatin me ujë të bekuar në shtëpi.
Dita e ushtrisë engjëllore është zgjedhur si festë profesionale e nëpunësve të policisë. Për herë të parë u festua në vitin 1924 pasi tradita u ndërpre nga viti 1944 deri në 1994.Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha..