Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk do të lejohet përdorimi i makinave të parregulluara në zgjedhjet më 14 nëntor

| rinovuar më 21-11-11 5.46.MD
Cvetozar Tomov
Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ/ nuk ka dhënë leje dhe nuk do të lejojë që makinat shtesë të votimit të dorëzuara jashtë prokurimit publik të përdoren në zgjedhjet e 14 nëntorit, qoftë edhe në formën e pjesëve të këmbimit. Këtë e bëri të ditur për BNR zëdhënësi i komisionit Cvetozar Tomov, pasi u bë e qartë se kompania-furnizuese “Ciela Norma” ruan 427 pajisje shtesë. Ka mospërputhje në shpjegimet e kompanisë, komentoi Tomov.

Shfaqja e makinave shtesë ka për qëllim diskreditimin e zgjedhjeve, tha Ministri në detyrë i Drejtësisë Ivan Demerxhiev. Ky është një "fakt i çuditshëm", por qeveria do të bëjë gjithçka për të siguruar një votim të drejtë, shtoi Demerxhiev.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Kryeprokurorit me kërkesën për të kontrolluar nëse ka prova të një krimi në dorëzimin e makinerive nga “Ciela Norma” jashtë prokurimit publik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15% brenda një viti

Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e..

botuar më 25-06-28 2.10.MD

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..

botuar më 25-06-28 5.20.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD