Ka përfunduar konservimi sezonal i mozaikëve të monumentit emblematik Buzlluxha. Gjatë muajve të ftohtë ato do të mbrohen me ndihmën e një tende të veçantë prej kanavace prej 600 metrave katrore. Me rivendosjen e monumentit nga koha e socializmit, është marrë një ekip i fondacionit “Projekti Buzlluxha”. Puna mbi paketimin e mozaikëve ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të ulëta.
“Këto janë 1000 metra katrore mozaikë - një nga krijimet më të mëdha prej mozaiku në Evropë, të autorëve më të mirë bullgar. Materiali është i jashtëzakonshëm. Ky është një vepër origjinale arti që është me rëndësi ta ruajmë për brezat e ardhshëm” - tha arkitektja Dora Ivanova për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ka një mundësi teknike që akoma gjatë pranverës së ardhshme monumenti të jetë i hapur për vizituesit, na siguroi arkitektja Dora Ivanova dhe shtoi se gjatë vitit të fundit 50 mijë veta kanë vizituar kureshtjen historike. Këta njerëz duan që të hyjnë dhe të paguajnë një taksë hyrëse. Kurse kjo është një mënyrë në të cilën do të mund të financohen dhe veprimtari të ardhshme për ruajtjen e tij, shpresojnë nga fondacioni “Projekti Buzlluxha”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva
Foto: BGNESMë 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..
Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..
Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..