Ka përfunduar konservimi sezonal i mozaikëve të monumentit emblematik Buzlluxha. Gjatë muajve të ftohtë ato do të mbrohen me ndihmën e një tende të veçantë prej kanavace prej 600 metrave katrore. Me rivendosjen e monumentit nga koha e socializmit, është marrë një ekip i fondacionit “Projekti Buzlluxha”. Puna mbi paketimin e mozaikëve ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të ulëta.
“Këto janë 1000 metra katrore mozaikë - një nga krijimet më të mëdha prej mozaiku në Evropë, të autorëve më të mirë bullgar. Materiali është i jashtëzakonshëm. Ky është një vepër origjinale arti që është me rëndësi ta ruajmë për brezat e ardhshëm” - tha arkitektja Dora Ivanova për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ka një mundësi teknike që akoma gjatë pranverës së ardhshme monumenti të jetë i hapur për vizituesit, na siguroi arkitektja Dora Ivanova dhe shtoi se gjatë vitit të fundit 50 mijë veta kanë vizituar kureshtjen historike. Këta njerëz duan që të hyjnë dhe të paguajnë një taksë hyrëse. Kurse kjo është një mënyrë në të cilën do të mund të financohen dhe veprimtari të ardhshme për ruajtjen e tij, shpresojnë nga fondacioni “Projekti Buzlluxha”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva
Foto: BGNESNga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..
Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..
Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..