Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pengesa kryesore në ditën e zgjedhjeve është pandemia

Doc. Nikollaj Dimitrov: Bullgarët jashtë shtetit janë një fenomen interesant, i cili përmbys shumë karroca të nisura për të udhëtuar në parlament

Foto: BNR

Bullgarët janë sërish para kutive të votimit. Për të tretën herë këtë vit ne duhet të zgjedhim përfaqësinë tonë në Kuvendin Popullor. Pesha e zgjedhjeve është e dyfishtë, pasi sot po vendosim se kush do të mbajë postin e kreut të shtetit në 5 vitet e ardhshme. Megjithatë, fushata parazgjedhore që i paraprinte votimit të sotëm nuk arriti të përvijojë qartë udhëzimet paszgjedhore që do të ndjekin kandidatët për pushtetin shtetëror. Mungonte debat për politikat mbi çështjet e rëndësishme për shoqërinë bullgare si shëndetësia, reforma gjyqësore, ekonomia dhe të ardhurat. Shumë analistë e përshkruan atë si një fushatë monologësh të zemëruar, në të cilën kandidatët nuk donin të flisnin me njëri-tjetrin madje pretenduesit kryesorë as që nuk iu bashkuan debatit. A do të na pengojë kjo të bëjmë një zgjedhje të informuar sot?

“Është fakt, se jemi mësuar të lidhim demokracinë me debate, me kundërshtimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e temave të rëndësishme – mendon psikologu social Doc. Nikollaj Dimitrov, pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” dhe në Universitetin e Ri Bullgar. - Nga ana tjetër, edhe në demokracitë më të zhvilluara, përkrahja politike është shumë e ngjashme me të futbollistike. Dhe numri i ndeshjeve, që ka ekipi im me ekipin tjetër, dhe rezultatet prej tyre nuk kanë asnjë rëndësi për tifozët. Dhe në këtë kontekst, nga debatet parazgjedhore nuk ka ndonjë dobi pasi nuk mund të çojnë në një zhvendosje serioze në shtresat politike.”

Nikollaj Dimitrov

Mund të themi, se sot bullgari do të votojë me dy motive: emocionale - për forcën politike për të cilën ka simpati ndër vite, ose me parimin e votës së protestës - në kërkim të një heroi të ri që do të “rregullojë” situatën në vend. Megjithatë duhet të bëjmë kushtëzimin, se këto zgjedhje janë specifike për shkak të akumulimit të shumë rrethanave rreth tyre. “Më serioze për momentin është situata pandemike në Bullgari, e cila sigurisht do të bëjë që shumë njerëz të mos preferojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shkojnë në qendrat e votimit” – thotë Doc.Dimitrov. Ai parashikon, se sot nuk do të regjistrojmë rekorde të aktivitetit elektoral. Në të njëjtën kohë duhet të bëjmë një dallim të qartë midis votës parlamentare dhe asaj presidenciale, për sa i përket interesit të elektoratit:

“Ata janë shumë të ndryshëm në filozofi dhe në tërheqjen e votuesve. Nga njëra anë, argumentohet se mund të ketë pak më shumë aktivitet sot, pikërisht sepse zgjedhjet e parakohshme parlamentare përkojnë me zgjedhjet presidenciale. Tradicionalisht, zgjedhjet presidenciale janë pak më të njohura në mesin e votuesve për një sërë arsyesh, njëra prej të cilave është se ato janë kryesisht të vetmet zgjedhje mazhoritare me të cilat një bullgar mund ta njohë veten si person.”

Sot në garën presidenciale marrin pjesë 23 çifte, në të cilët bënë përshtypje prezenca e fortë femërore. Katër janë kandidatet për kreun e shtetit dhe 14 për postin e nënpresidentit. Cili është tipi te i cili bullgari njeh kandidatin ideal për president?

“Për keqardhjen time të madhe, shoqëria bullgare vazhdon të jetë mjaft tradicionale në këtë drejtim – thotë psikologu social. – Dhe sigurisht kushti i parë që duhet të plotësojë një kandidat për president është të jetë burrë. Gjëja tjetër e padiskutueshme është të jetë karizmatik. Së treti, të jetë aktiv, të ketë pozicionin e tij, pavarësisht se si e mbron dhe në çfarë mënyre. Dhe në këtë kuptim, shohim se shumë prej kandidatëve aktualisht iu përgjigjen këtij tipi.”

Çfarë do të jetë ndikimi i votimit jashtë shtetit?

“Bullgarët jashtë vendit janë një fenomen shumë interesant, i cili tradicionalisht përmbys shumë karroca që janë nisur për të udhëtuar në parlament, sidomos vitet e fundit – thekson  Doc. Nikollaj Dimitrov. – E pamë në zgjedhjet e fundit. Vota të konsiderueshme nga jashtë vijnë për parti të caktuara, ndërsa për të tjera janë shumë më pak se në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR, arkiv personal, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD