Në lidhje me interpretimet e ndryshme të asaj që tha presidenti Rumen Radev gjatë debatit parazgjedhor më 18 nëntor 2021, zyra e shtypit e kreut të shtetit informoi se qëndrimi i presidentit nuk ndryshon nga qëndrimi i shprehur shumë herë nga Republika e Bullgarisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Nga pikëpamja juridike, Krimea i përket Ukrainës dhe aneksimi i saj është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vendi ynë ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e vet për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, por siç theksoi presidenti Rumen Radev në debatin zgjedhor, “aktualisht” Krimea kontrollohet nga Rusia dhe është më se e qartë se ky problem nuk mund të zgjidhet me forcë. Kreu i shtetit ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për situatën e tensionuar rreth aneksimit të saj, e cila prek si marrëdhëniet ndërkombëtare ashtu edhe rajonin e Detit të Zi, gjë që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e Bullgarisë dhe aleatëve të saj.
Presidenti ka bërë thirrje të shumta për pakësimin e konfrontimit dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit.Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit,..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..