Hotelierët dhe pronarët e restoranteve nga Sandanski,Bullgari Jugperëndimore, do të protestojnë nëse nuk anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Bullgari nga Greqia. Shoqata lokale e biznesit të turizmit i ka dërguar një letër të hapur presidentit dhe kryeministrit duke kërkuar që të hiqet kërkesa për ata që hyjnë nga Greqia, përfshirë edhe ata të vaksinuarit, për të paraqitur një test negativ PCR. Këtë e ka bërë të ditur Ilija Paskov, kryetar i hotelierëve dhe i pronarëve të restoranteve.
Për të njëjtin problem njoftojnë edhe nga Ruse. "Që të hyjë një person në Rumani ka nevojë për një "certifikatë të gjelbër", por që të kthehet në Bullgari ka nevojë për një test PCR, përveç certifikatës," i tha BNR Gergana Ilieva nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Rumune.Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..