Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film i ri bullgar në kinema

“Xhaxhai i Krishtlindjeve” – një histori qesharake pak e trishtuar për ëndrrat e vërteta njerëzore

Foto: @ChichoKoledaMovie

Çdo premierë e një filmi të ri artistik bullgar është shkak për gëzim. Dhe kur vetëm ditë të numëruara para Krishtlindjeve kemi mundësinë të zhytemi në emocionin e festës dhe të ndjejmë, përmes ekranit të madh, ngrohtësinë e ëndrrave dhe dëshirave më të thella njerëzore, atëherë kënaqësia është e pazëvendësueshme. Këtë premton të na ofrojë një nga filmat e paktë të Krishtlindjeve në kinematografinë vendëse – “Xhaxhai i Krishtlindjeve”.

Historia lindi nga fati real jetik i dy jetimëve bullgarë, të adoptuar nga një familje amerikane dhe të braktisur vetëm një javë më vonë. Sidoqoftë rasti i vërtetë është vetëm një pikënisje për subjektin e filmit “Xhaxhai i Krishtlindjeve”, thotë regjisori Ivajllo Pençev. Filmi mban frymën e Krishtlindjeve dhe ndërthur fatet e disa personazheve. Në qendrën e subjektit janë një fëmijë që ëndërron të ketë një familje dhe një burrë i veshur në kostumin e Babagjyshit të Krishtlindjeve, i cili e ka humbur kujtesën. Mbi këtë bazë regjisori dhe skenaristët – kolegë nga Radioja Kombëtare Bullgare Vesell Cankov dhe Bozhan Petrov i ndjerë, tregojnë një histori pak qesharake dhe pak e trishtuar, në të cilën secili mund ta zbulojë veten.

“Shtrohen tema dhe çështje serioze, mbi të cilat spektatori mund të mendojë dhe të kërkojë përgjigje – për familjen, për miqësinë, për ndjesën, për hipokrizinë në shoqërinë tonë dhe kryesisht – për dashurinë në të gjitha përmasat e saj. Natyrisht fundi i filmit është i lumtur, sepse kjo është një histori Krishtlindjesh, do të thosha familjare, e përshtatshme për të gjitha moshat.”

Filip Avramov

Dhe një dëshmi për këtë janë fëmijët e shumtë në premierën e filmit, të cilët mbetën si të ngulitur në vendet e tyre të mahnitur nga tema e filmit. E qeshura mes lotëve ishte përjetimi për më të mëdhenjtë. Pyetjes – A është e vështirë të realizohet një film bullgar për Krishtlindjet? – Ivajllo Pençev iu përgjigj kategorikisht:

“Është e vështirë, sidomos kur xhirohet një komedi, sepse kjo është zhanri më kompleks. Është shumë më e lehtë ta bësh shikuesin të qajë, ta befasosh me disa tmerre, sesa ta bësh të qeshë. Dhe kështu është në mbarë botën.”

Për të, megjithatë, është e rëndësishme që e qeshura të ekzistojë vetëm kur ajo shkaktohet nga gjëra kuptimplota.

Unë jam kundërshtar i komedisë së cirkut në kinema, më pëlqen humori inteligjent dhe përmes humorit mund të tregojmë për gjërat e rëndësishme që na preokupojnë si njerëz.”

Alen Angellov në një skenë me artistin Vasill Banov

Dhe mbi parimin “kur diçka punon mos e ndrysho”, regjisori prapë zgjedh artistë me të cilët realizoi dhe dy projektet e tij të mëparshme – “Pushuesit” dhe “Sa për të fundit”. Ndër ta janë Filip Avramov, Malin Krëstev, Vasill Banov, Stefan Denoljubov, Sofija Bobçeva, Kitodar Todorov, Anja Pençeva. “Secili prej tyre do të befasojë spektatorët”, është i bindur regjisori.

Për  spektatorët më të mëdhenj “Xhaxhai i Krishtlindjeve” ndërthur në vet veten edhe satirë politike të lidhur me jetën tonë të përditshme.

“Para pak kohe isha në Gjermani, ku bëmë një turne të madhe me filmin tim të mëparshëm “Sa për të fundit” me pjesëmarrjen e artistëve Vasill Banov dhe Mria Bakallova dhe patëm takime me shumë bullgarë atje. Ndjemë një nostalgji te ata njerëz të cilët jetojnë jashtë shtetit, dhe kanë një qëndrim të vërtetë ndaj Bullgarisë. Satira në filmin “Xhaxhai i Krishtlindjeve” është e kuptueshme për çdo bullgar, sepse ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve politike.”

Regjisori Ivajllo Pençev gjatë xhirimit të filmit

Filmi “Xhaxhai i Krishtlindjeve” tashmë është mbajtës i Çmimit të Publikut nga Festivali “Trëndafili i Art” dhe Çmimit të qytetit Varna nga Festivali “Dashuria është Çmenduri” këtë verë. Dhe dëshira e regjisorit Ivajllo Pençev ështël që spektatorët ta shohin veten me buzëqeshje dhe në fund të fundit t’i thonë vetes “Jeta është e mrekullueshme!”. Sidomos në prag të Krishtlindjeve!

“Krishtlindjet janë një festë e mrekullueshme dhe u uroj dëgjuesve festa të lumtura, shumë buzëqeshje, fat të mbarë dhe ... besoni në Xhaxhain e Krishtlindjeve. Kur besojmë gjërat do të realizohen!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: @ChichoKoledaMovie


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljudmill Fotev

"Birra është art, jo produkt për konsum masiv"

"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..

botuar më 25-09-03 4.55.MD
Një kuadër nga filmi

"Sepse e dua atdheun tim"... filmi për Mara Bunevën arrin përtej oqeanit

Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..

botuar më 25-08-30 9.15.PD

Në Sofje u hap muzeu i parë për artin imersiv

MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..

botuar më 25-08-29 10.06.PD