Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati i malit Sredna Gora Svezhen pëshpërit legjenda

Foto: Veneta Nikollova

Svezhen është një magji e cila të rrëmben sapo ndalon në sheshin e fshatit dhe para teje shpalosen rrugicat e ngushta të thepisura që mbështjellin kreshtat me shtëpi të vendosura mbi to, të kurorëzuara me çatitë e pjerrëta me qeramidhe, ndërsa në plan të parë shihet silueta a kishës së restauruar “Shenjtor Petër dhe Pavell” që daton nga 1864. Në këmbë shikimi ndalet mbi monumentin e kolonelit legjendar Vlladimir Serafimov me fytyrë të drejtuar te bashkia dhe dyqani i përzier. Një idil i vërtetë i cili sjell qetësi dhe ndjenje të përjetësisë!

Emri i vjetër i fshatit Svezhen ishte Axhar. Dikur fshati kishte 5 mijë banorë dhe ... 26 pijetore. Për shkak të pamjes së tij të ruajtur fshati u shpall rezervat arkitekturor dhe historik.

Jana Stoillova

Svezhen është vendlindja e kolonelit Vlladimir Serafimov  (1860-1934), komandant i Regjimentit të 21-të Sredna Gora gjatë Luftës Ruso-Turke (1877 – 1878), i njohur si Çliruesi i Rodopeve të Mesme nga zgjedha osmane. Vitin e kaluar shtëpia e tij e lindjes u kthye në një muze interesante me një qendër informacioni pranë tij.

Shtëpia muze e kolonelit Serafimov

“Shtëpia është pothuajse 300 vjeçare, u ndërtua me lis të zi, shumë interesante janë dhomat. Dhoma e mesme është autentike si dikur me një dysheme dheu. Asgjë nuk është prekur. Në dhomën e pritjes ka dollapë (musandri). Në njërin prej tyre është vendi fshehjeje me tunel që çon jashtë oborrit të shtëpisë” – thotë kuratorja e muzeut Jana Stoillova. Ajo tregon edhe dritaren në tavan, tipike për shtëpitë e vjetra në rajonin e malit Sredna Gora. Ajo është pa xham me një kapak rrëshqitës. Mbi tavanin prej druri shihet një mbishkrim të djegur me qiri “Është shkruar 1876 – ky është viti i Kryengritjes së Prillit  dhe një vit para djegies së fshatit nga turqit”, shpjegon Jana Stoillova.

Në një afërsi të drejtpërdrejtë janë rrënojat e restauruara të kishës “Shën Gjergji”, pranë së cilës në të kaluarën kishte një manastir. Këtu në shekujt XVII-XIX u lulëzua Shkolla Letrare Axhare, pasardhëse e denjë e Shkollës Letrare të qytetit Tërnovo. Por në vitin 1877 osmanlinjtë dogjën kishën dhe mbijetoi vetëm pllaka e vjetër metalike (klepalo), të cilën në manastiret shfrytëzohet si kambanë. Mbi të ka një mbishkrim 1862”, mësojmë nga Jana Stoillova. Dhe më shumë:

“Në këtë vend krijoheshin dorëshkrime kishtare. Në oborr kishte qeli, ku banonin murgjit, kishte dhe një eshtërore, si dhe një varrezë. Këtu u zhvillua dhe u lulëzua një shkollë e kaligrafisë. Në të u kopjuan disa katër ungjij, libra kishtarë me fjalë udhëzuese. Të gjithë ata libra u krijuan në shekullin e XVII. Më i vjetri daton nga 1634. Murgjit ishin mjeshtër në ilustrimet dhe në ornamentikën. Ata vetë bënin bojërat për të shkruar ata libra, gjithashtu vet ata i lidheshin me lëkurë ose me dru. Sot dorëshkrimet origjinale ruhen në Bibliotekën Kombëtare në Sofje, në Manastirin Zografski në Aton, ka në Shën Petersburg e gjetkë.”

Për nga profesioni Jana Stoillova është piktore. Gjatë verës ajo organizon kurse të vizatimit dhe kaligrafisë në punishten krijuese “Jna mëhallë” në fshatin Svezhen. Në grupet e saj secili mund të mësojë bukurshkrimin e shkronjave me bojë ose me pendë pate, ashtu siç e kanë bërë kopjuesit nga fshati i dikurshëm Axhar në malin Sredna Gora. “Dëshirojmë të ringjallim këtë traditë të vjetër dhe t’u transmetojmë brezave të ardhshëm” – thotë në përfundim piktorja.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan afër Slivenit një monedhë ari të vlershme nga koha e Justinianit I

Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...

botuar më 25-06-25 10.06.PD

Si u shpëtua “Sllava” nga harresa – historia e nëndetëses së fundit bullgare

Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..

botuar më 25-06-06 7.30.PD

Fletorja personale e Hristo Botevit dëshmon për vitin e fundit të jetës së tij

Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..

botuar më 25-06-02 7.45.PD