“Një program koncertror me mesazhe për guxim dhe urtësi në nisma, për hapat përpara çdo ditë, për përgjegjësinë ndaj vetvetes dhe ndaj mjedisit social, për kënaqësinë nga emocioni i bukur nga festat e Krishtlindjeve me familjen” . Kështu Ljusi Djakovska i prezantoi takimet e saj tradicionale me publikun në prag të festave të fundvitit. Dy prej tyre në qytetet Pleven dhe Sofje kaluan me shumë sukses. “Përqafimi i Krishtlindjeve” ka për t’u shfaqur në qytetin Varna.
Artistët prezantojnë muzikën e Krishtlindjeve që nga shekulli i 16-të deri në ditët e sotme nga kompozitorë nga Italia, Franca, Anglia, Amerika, Rusia dhe Bullgaria.
Temperamente, ekscentrike dhe emocionale, Ljusi Djakovska nuk mungon asnjëherë të falënderojë familjen e saj, e cila ka disa breza muzikantësh profesionistë. Një nderim për gjyshin e saj Ivan Vëlev, dirigjent, kompozitor dhe drejtor artistik për një kohë të gjatë të Ansamblit të Veriut, është finalja e programit të Krishtlindjeve - kënga "Shtëpia e Shenjtë" me muzikë nga Ljusi Djakovska dhe tekst nga Ivan Vëlev, në prezantimin e së cilës marrin pjesë edhe këngëtarë popullorë nga ansambli. Kënga tregon për ngrohtësinë e shtëpisë, për forcën e rrënjës, e cila i jep kuptim dhe besim çdo njeriu, edhe kur është larg vatrës atërore.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..