Kolendarët nga qyteti Sliven (Bullgaria Juglindore) dërguan një urim virtual për bullgarët në mbarë botën, njoftoi BTA. Për të dytin vit radhazi, iniciatorët e Fondit të Donacioneve Publike - Sliven dërgojnë "Bekimi i Krishtlindjeve nga Sliveni për bullgarët në mbarë botën", për të arritur miqtë dhe të afërmit, pavarësisht se në cilën pjesë të botës ndodhen. Me urimet për shëndet dhe prosperitet, organizatorët shpresojnë të promovojnë folklorin e rajonit Sliven. Në të gjitha fshatrat ende ka grupe kolendarësh që ruajnë traditat bullgare dhe qëllimi i ritualit të kolendarëve është të mbrojë njerëzit nga e keqja, të urojë pjellori dhe gjithashtu të parashikojë të ardhmen e pronarëve të shtëpive.
Ideja për bekimin virtual lindi për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së kolendarëve për të kaluar nëpër shtëpi, si dhe për shkak të shumë bullgarëve që jetojnë jashtë vendit, të detyruar të festojnë larg familjes dhe miqve. Prandaj Fondi i Donacioneve Publike - Sliven u ofroi vatrave të kulturës në rajon që të dërgojnë video me performanca të grupeve të tyre të kolendarëve.Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport...
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë..
Bashkia e Sofjes ka kërkuar që tendat përpara ndërtesës së administratës presidenciale, të cilat u ngritën atje gjatë protestës së partisë Vëzrazhdane kundër futjes së euros, të hiqen. Bashkia deklaroi se nuk është dhënë leje për kampin e tendave...
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..