Nga e premtja, 7 janar, personat që vijnë në Bullgari nga vendet që bien në "zonën e kuqe" lejohen në territorin e vendit po të paraqitin një certifikate të vlefshme digjitale të BE-së për Covid për vaksinim, ose kalimin e sëmundjes, ose një dokument të ngjashëm, së bashku me një rezultat negativ të një testi PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes. Kjo thuhet në urdhrin e Ministres së Shëndetësisë Prof. Asena Serbezova lëshuar sot më 5 janar.
Shtetasit bullgarë dhe personat me status të qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në Bullgari dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin asnjë nga dokumentet e mësipërme (për vaksinim ose kalimin e sëmundjes, si dhe rezultat negativ të testit PCR) lejohen në territorin e vendit dhe vendosen në karantinë të detyrueshme 10-ditore, e cila nuk mund të anulohet.
Shtetasit bullgarë dhe personat me status të qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që paraqesin vetëm një nga këto dokumente vendosen gjithashtu në karantinë 10-ditore, e cila mund të hiqet nëse personi paraqet rezultat negativ të një testi PCR të kryer jo më herët se 72 orë pas mbërritjes në vend.
Më 7 janar po hyn në fuqi gjithashtu lista e përditësuar e vendeve sipas zonave të ngjyrave. Rumania është në “zonën e gjelbër”. Këtë ditë në “Zonën Portokalli” përfshihen Austria, Hungaria dhe Luksemburgu. Në “zonën e kuqe” po hyjnë Argjentina, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia, Finlanda, Suedia, Italia, Spanja, Portugalia, Mali i Zi, Malta etj.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..