Më 8 shtator 1991, ndarja paqësore e Maqedonisë nga Jugosllavia u zyrtarizua pas një referendumi në të cilin shumica e qytetarëve të republikës votuan për një shtet të pavarur. Më 15 janar 1992, Bullgariau bë shteti i parë në botë që njohu pavarësinë e shtetit të quajtur Republika e Maqedonisë, sipas kushtetutës së saj të parë. Kjo falë këmbënguljes së Presidentit të atëhershëm bullgar Zhelju Zhelev (1990-1997).
Në orët e vona të mbrëmjes seanca e Kuvendit Popullor u ndërpre dhe Kryeministri Filip Dimitrov njoftoi se qeveria ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së katër republikave nga ish-Jugosllavia - Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina. Më 22 shkurt 1999, në Sofje u nënshkrua Deklarata e fqinjësisë së mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë nga kryeministri i atëhershëm Ivan Kostov dhe homologu i tij maqedonas Ljubço Georgievski.Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit..