Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 15 janar para 30 vitesh Bullgaria u bë vendi i parë në botë që njohu Maqedoninë e pavarur

Presidenti Zhelju Zhelev në trubunën e Kuvendit Popullor më 15 janar 1992
Foto: arkiv

Më 8 shtator 1991, ndarja paqësore e Maqedonisë nga Jugosllavia u zyrtarizua pas një referendumi në të cilin shumica e qytetarëve të republikës votuan për një shtet të pavarur. Më 15 janar 1992, Bullgariau bë shteti i parë në botë që njohu pavarësinë e shtetit të quajtur Republika e Maqedonisë, sipas kushtetutës së saj të parë. Kjo falë këmbënguljes së Presidentit të atëhershëm bullgar Zhelju Zhelev (1990-1997)

Në orët e vona të mbrëmjes seanca e Kuvendit Popullor u ndërpre dhe Kryeministri Filip Dimitrov njoftoi se qeveria ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së katër republikave nga ish-Jugosllavia - Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina. Më 22 shkurt 1999, në Sofje u nënshkrua Deklarata e fqinjësisë së mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë nga kryeministri i atëhershëm Ivan Kostov dhe homologu i tij maqedonas Ljubço Georgievski.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD