Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor për mandatin e dytë si President dhe Nënpresident

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor se gjatë mandatit të dytë do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit. “Demokracia dhe shteti i së drejtës janë themelet që duhet t’i rivendosim”, tha Rumen Radev në fjalimin e tij të parë para popullit dhe Kuvendit Popullor. Sipas tij, krizat aktuale, të cilat përshkallëzohen dhe përdoren në prapaskenë, nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga prioritetet strategjike.

“Është detyra ime si kreu i shtetit të kthej axhendën në synimet afatgjata të vendit, shumë përtej horizontit të mandateve politike - tejkalimin e krizës demografike; përballimin e varfërisë dhe pabarazisë; ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetës; zhvillimin shpirtëror; garantimin e sovranitetit dhe sigurisë; mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit kombëtar; duke afirmuar imazhin pozitiv të vendit tonë jashtë”, theksoi kreu i shtetit.

Deputetët e partia GERB dolën nga salla plenare gjatë fjalimit të Rumen Radevit, të provokuar nga fjalët e tij se në mandatin e parë presidencial modeli i vjetër autoritar arriti kulmin dhe se revolta civile kundër mafiotizimit të pushtetit nxori në sipërfaqe fakte dhe procese, për të cilët ai heshti.

Në ceremoni asistuan Kryeministri Kirill Petkov dhe ministrat e kabinetit, Petër Stojanov - President nga viti 1997 deri në vitin 2002, ish-kryetarë të Kuvendit Popullor, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të trupit diplomatik, të feve të regjistruara, të institucioneve shtetërore.

Pas betimit në parlament, Patriarku Neofit mirëpriti Presidentin dhe Nënpresidentin në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, ku kreu një lutje solemne me rastin e inaugurimit të tyre të ardhshëm më 22 janar të këtij viti.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria nënshkroi një kontratë për kapacitete të reja bërthamore me "Westinghouse" dhe "Hyundai"

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..

botuar më 24-11-04 4.06.MD
Rosica Mateva

Në 63 seksione duhej të kishte, por nuk kishte video përgjim të zgjedhjeve

Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..

botuar më 24-11-04 3.34.MD
Bojko Borisov

GERB paralajmëroi se anulimi i zgjedhjeve nuk do të çojë në formimin e një qeverie të re

Nëse do të ketë negociata për formimin e një qeverie të re, kjo do të vendoset nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Parlamentarizmi kërkon që kryetari të jetë nga GERB dhe ne nuk do të bëjmë kompromis, tha në një konferencë shtypi lideri i GERB-it..

botuar më 24-11-04 3.21.MD