Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa popullore kushtuar Gjysheve Mami “mbyll” ditët për larjen rituale

Foto: pixabay

Më 21 janar është festa popullore quajtur bullgarisht Babinden – Dita e Gjyshes Mami. Ajo është e fundit nga seria e festave të lidhura me larjen rituale. Në atë ditë në të kaluarën nderuan Gjyshet Mami dhe Gjyshet Shëruese, por edhe aftësinë e grave për të dhënë jetë. Në të kaluarën Dita e Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht dhe Dita e Mbledhjes së Shën Joan Pagëzorit shënoheshin përkatësisht më 19 dhe 20 janar, sipas stilit të vjetër. Në atë kohë Dita e Gjyshes Mami krejt natyrshëm i jepte fund treshes së ditëve të larjes. Mirëpo, sot të dy kremtet e para janë më 6 dhe 7 janar, ndërsa më 8 janar thonë se është Dita e Gjyshes Mami sipas stilit të ri. Të mos harrojmë se kur po themi “stil të ri dhe të vjetër” kjo ka të bëjë me kalendarin kishtar dhe përkatësisht – festat kishtare. Dhe ndryshe nga dy festat e kushtuara Pagëzimit të Krishtit dhe Pagëzorit të tij,  Dita e Gjyshes Mami nuk ka ekuivalentin e vet ortodoks. Mirëpo, festimi i kësaj dite në të dyja datat vetëm vjen të tregojë respektin e madh të bullgarëve për ato që ndihmojnë në lindjen e fëmijës dhe më pas kujdesen për shëndetin e foshnjës dhe nënës.

Në të kaluarën gjyshet mami vizitonin shtëpitë ku gjatë vitit ndihmuan për lindjen e fëmijëve, lanë (ose spërkatën me ujë) fëmijët dhe i bekonin. Nuset nga ana e tyre e ujitnin gjyshen për të larë duart dhe i jepnin një peshqir dhe sapun, të cilin ajo e la t’i rrëshqiste në duar, “që të rrëshqisnin ashtu edhe foshnjat” - d.m.th. për të lindur lehtë. Festa përfundonte në mbrëmje me një banjë rituale dhe me një valle të madhe të grave.

Ka shumë ndodhi qesharake të përshkruara nga etnografë dhe historianë vendas, si dhe këngë humoriste të interpretuara në festë. Më shumë hollësi për këtë rit të vjetër bullgare mund të lexoni në materialin “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamivenga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: pixabay, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD