Me rastin e këmbënguljes së Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, Kryeministri Kirill Petkov bëri një deklaratë zyrtare në Kuvendin Popullor. Sipas Petkovit, si shtet anëtar i NATO-s, Bullgaria vendos vetë se çfarë politike të ndjekë. Kryeministri vuri në dukje se Traktati i Uashingtonit nuk parashikon një kategori të dytë të shteteve anëtare për të cilat mbrojtja kolektive duhet të zbatohet në mënyrë selektive dhe i bëri thirrje Federatës Ruse të mbetet e angazhuar në një dialog konstruktiv për uljen e tensioneve dhe zbatimin me përpikëri të angazhimeve ligjore ndërkombëtare.
Seanca dëgjimore e Kryeministrit në Kuvend ishte kërkuar si garanci në fushën e sigurisë nga opozita GERB - SDS, sipas së cilës kërkesa e Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania përbën rrezik për sigurinë e vendit. Nga tribuna e Parlamentit, nënkryetari i GERB-it, Daniell Mitov, kërkoi që Presidenti të thërrasë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare për këtë temë.
Partnerët e koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” e cilësuan reagimin e Kryeministrit si me kohë dhe pro anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.
Partia “Vëzrazhdane” bëri thirrje që të mos lejohen ndërhyrje të huaja në politikën e vendit dhe dënoi vendosjen e bazave amerikane në territorin bullgar.Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë..