Bullgaria nuk është një objektiv për Rusinë sepse nuk ka armë strategjike në territorin e saj. Këtë e tha për “Nova TV” Ambasadorja e Rusisë në Bullgari Eleonora Mitrofanova. Ajo theksoi se çdo bazë ushtarake që kërcënon sigurinë ruse është tashmë objektiv.
“Nëse baza ushtarake dhe armët strategjike dislokohen në Bullgari, atëherë do të bëheshit një objektiv. Por të tilla nuk ka. Ju nuk jeni objektiv dhe qeveria juaj nuk po flet ashpër”, tha ambasadorja Mitrofanova.
Ajo theksoi se askush në Rusi nuk do të thoshte se Bullgaria është armik. Sipas saj, ne duhet t’i përmbahemi këtij këndvështrimi pozitiv.
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..