60% e bullgarëve të anketuar besojnë se vendi nuk po ecën në drejtimin e duhur. 20 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit të porositur nga Parlamenti Evropian.
62% janë të pakënaqur me mekanizmin e demokracisë bullgare dhe 35% janë të kënaqur. 60 për qind besojnë se Bullgaria ka përfituar nga anëtarësimi i saj në BE, por 28 për qind dyshojnë. Për një vit numri i euroskeptikëve është rritur me 4%. Për 47 për qind të bullgarëve përfitimi më i madh nga anëtarësimi në BE është mundësia për të punuar në Union. Më shumë se 1/3 janë të pakënaqur që Bullgaria nuk ka ndikim në vendimmarrjen në Bruksel.
Për pothuajse gjysmën e evropianëve, ndryshimi i klimës është një prioritet. Në Bullgari vetëm 16% janë dakord me këtë.
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare..