Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania mirëpriti trupat e para të SHBA-së për të forcuar krahun lindor të NATO-s


Disa nga 1000 trupat amerikane të zhvendosura nga Gjermania kanë mbërritur në Rumani.Ata bashkohen me 900 trupat amerikane me bazë të përhershme në Rumani. Ministri i Jashtëm Bogdan Aurescu tha se "forcimi i pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në krahun lindor të NATO-s është një hap i domosdoshëm dhe një sinjal i fortë i angazhimit të  Shteteve të Bashkuara  për sigurinë e aleatëve të saj," raportoi Radio Rumania. Këshilltari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara  Derek Chollet ka diskutuar me autoritetet rumune plane në rast një vale refugjatësh ukrainas të shkaktuar nga një sulm i mundshëm rus në Ukrainë, si dhe mundësinë e furnizimit të Rumanisë me energji,  nëse Rusia ndalon furnizimin me gaz.

Takime të Greqisë rreth tensioneve në Ukrainë

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë Nikos Dendias po përgatitet për një vizitë në Moskë, të planifikuar për më 18 shkurt. Aty ai do takohet me homologun e tij rus Sergjej Llavrov. Vizita vjen në sfondin  e shqetësimeve perëndimore për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. “Greqia është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, por pozita e saj është se është shumë e rëndësishme që të mirëmbahen kanale për një komunikim me të gjitha vendet, kurse Rusia është një pjesë e rëndësishme nga arkitektura evropiane për siguri. Çdo një keqësim i situatës do të jetë në dëm të të gjithëve”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Aleksandros Papajoanu, i cituar nga BGNES. Në fund të janarit Ministri i Jashtëm grek ishte për vizitë dhe në Ukrainë, ku bisedoi me homologun e tij ukrainas Dmitro Kuleba. Atëherë Dendias deklaroi se Greqia nuk planifikon  të evakuojë diplomatë të vet, por është gati në rast domosdoshmërie t’i tregojë një përkrahje bashkësisë greke në Ukrainë.

Për një vit popullsia e Turqisë u rrit me mbi 1 milionë veta

Popullsia e Turqisë u rrit deri në 84 680 273 veta gjatë vitit 2021. Ky është një shtim  me 1 065 911 veta kundrejt vitit 2020, njoftoi Instituti Turk i Statistikave. Të huajt të cilët jetojnë në Turqi, po kështu  janë shtuar me 458 626 veta dhe kanë arritur 1,792 milionë. 50,1% nga popullsia e përgjithshme e Turqisë janë meshkuj, kurse 49,9% janë gra, Mosha mesatare e popullsisë është rritur deri në 33,1 vjet, krahasuar me 32,7 vjet një vit më herët. Më e lartë është mosha mesatare në provincën Sinop - 41,8 vjet, kurse më e ulëta në Şanlıurfa - 20,6 vjet.

Me para nga  lojërat e fatit, Qiproja do të ndërtojë banesa për personat e pambrojtur nga ana sociale

Me të ardhura nga pushimorja e parë e kazinosë në Qipro, qeveria do të financojë ndërtimin e banesave me çmime të pranueshme. Planet e reja në politikën shtetërore të banesave për këtë vit janë me vlerë 125 milionë euro, njoftoi presidenti Nikos Anastasiadis. 15% nga të ardhurat e shtetit nga eksploatimi i pushimores së kazinos do t’i drejtohen Organizatës Qipriote për Zhvillimin e Tokës (Cyprus Land Development Corporation) dhe projekteve të saj sociale për banesa. Gjatë viteve të ardhshme planifikohet ndërtimi i mbi 800 apartamenteve, të cilat do të ofrohen për blerje ose për dhënie me qira me çmime të arsyeshme për  familjet e cenueshme financiarisht. Një pjesë prej parave do të shkojnë për gjallërimin e rajoneve malore dhe rajoneve rurale, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Qipro Branisllava Bobanac.  Pushimorja e parë e kazinos në Qipro duhet të hapë dyer gjatë muajit korrik. Të ardhurat e pritura prej tij sivjet janë 32 milionë euro, kurse gjatë vitit të ardhshëm supozohet se do të rriten deri në 50 milionë euro.

Dubrovnik është në top-5 të destinacioneve më të njohura të TripAdvisor

Dubrovniku i Kroacisë zuri vendin e pestë në klasifikimin TripAdvisor për një destinacion më të njohur për vitin 2022, duke lënë pas vetes së vet Ibisën dhe Santorinin. “Dubrovniku u rivendos nga shkatërrimet, të cilat i ishin  shkaktuar atij gjatë luftës në vitet 1990 të shekullit të kaluar, dhe vizitorët u kthyen në këtë qytet të qetë, i cili gjendet midis Bregut Adriatik dhe Alpeve Dinarike”, shkruan sajti turistik, duke shtuar se Qyteti i Vjetër, i arritshëm vetëm për këmbësorët, është veçanërisht i këndshëm.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, cityofdreamsmed.com.cy

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD