Bullgarja Penka Kuneva është nominuar për çmimet Grammy të këtij viti në kategorinë “Best Classical Compendium” për albumin "Gratë luftëtare - zërat e ndryshimit", ku merr pjesë me kompozime të saj. Ai u kushtohet atyre që luftojnë për të drejtat e grave.
Kuneva punon në Hollywood si kompozitore dhe orkestruese më shumë se 20 vjet. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje për piano dhe në Akademinë Kombëtare të Muzikës për teori. Në vitin 1990 u nis për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një bursë për studime në degën e kompozimit në Universitetin “Duke”. Në vitin 1997 ajo mbrojti doktoraturë në degën e kompozimit dhe filloi një karrierë si kompozitore në Hollywood.
Albumet e saj orkestrale “Gruaja Astronaute” dhe “Rilindja e Idit” u vlerësuan shumë mirë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...