Festat e verës dhe të dashurisë, të cilat i shënojmë më 14 shkurt e ndanë auditorin e Radio Bullgarisë në viktorinën tonë, të publikuar në dhjetë gjuhë. Pyetjesse çfarë dite është kjo sipas traditës bullgare - 58% nga përgjithësisht 479 votuesit treguan përgjigjen e saktë - një festë për vreshtarët dhe prodhuesit e verës, përgjigja e dytë ishte - një festë e dashurisë.
Në festën tradicionale bullgare, të quajtur akoma Trifon Zarezan , krasiten vreshtat, gjatë gjithë ditës derdhet verë, kurse njerëzit mblidhen rreth tavolinave mjaft të bollshme.
Por, jo secili e di historinë e prejardhjes së saj. Sipas Kishës Ortodokse ajo është e lidhur me jetën e Shënmartirit Trifon – ai ka lindur në vitin 225 në Komsada dhe ka vdekur gjatë përndjekjes së të krishterëve. Kurse sipas etnografëve, festimi i Trifon Zarezanit e ka zanafillën e vet nga koha e trakëve, të cilët kanë prodhuar një verë të fortë dhe me ndihmën e saj faltarët kanë vendosur kontakt me perënditë.
Në fillim fare më 14 shkurt është festuar dita e Shën Trifonit - për nder të shenjtorit martir, i konsideruar si një përkrahës i vreshtarëve dhe i prodhuesve të verës. Sidoqoftë, me futjen e Kalendarit Gregorian në vitin 1968, festa kishtare filloi të festohej më 1 shkurt, dhe dy javë më vonë - Dita e Vreshtarëve.
Pavarësisht nga kjo ndarje që të dyja festat ndikohen bashkërisht, aq më tepër se Shën Trifoni është i paraqitur me instrumente të ndryshme për prerje në dorë.
Ju ftojmë t'i përgjigjeni pyetjes sonë të re në lidhje me traditën bullgare të dhurimit të martenicave/veroreve më 1 mars - fije të përdredhura të bardha dhe të kuqe, që dhurohen për shëndet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore). Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..