Në lidhje me tensionin midis Ukrainës dhe Rusisë, Kirill Petkov tha para gazetarëve në parlament: “Ne besojmë në integritetin e Ukrainës. Çdo shtet, në këtë rast Rusia, nëse hyn në territorin e huaj me tanke, është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.
Më shumë se 100 automjete të reja ushtarake dhe dhjetëra tenda ndodhen në pjesën jugore të Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Këtë e tregojnë pamjet satelitore të një kompanie teknologjike amerikane, të cilat zbulojnë se në pjesën perëndimore të Rusisë, sërish afër kufirit me Ukrainën, u shfaq një spital fushor dhe mjete transporti të armëve të rënda. Nga ana e saj, Hungaria filloi forcimin e kufirit me Ukrainën me njësi ushtarake që do të kryejnë detyra humanitare dhe do të parandalojnë depërtimin e “grupeve të armatosura”. Polonia dhe Rumania kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar një fluks refugjatësh në rast përshkallëzimi të një krize.Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, njoftoi se po anulon takimin e planifikuar për 24 shkurt me diplomatin e parë rus Sergej Llavrov me arsyetimin se pushtimi rus tashmë ka filluar, gjë që përjashton mundësinë për diplomaci. Një takim mes presidentëve Biden dhe Putin nuk planifikohet për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, por Blinken theksoi se përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojnë.
Deklarata e Sekretarit të Shtetit erdhi pas një takimi me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, i cili e informoi atë se Kievi nuk po planifikon të evakuojë qytetet kryesore në këtë moment dhe nuk ka ndërmend të kërkojë vendosjen e ushtarëve amerikanë për të zgjidhur krizën. Sipas Kuleba, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë duken mjaft të forta si hap i parë. Intervista e tij me “Fox News” zbuloi se ai ka garanci nga Uashingtoni për të siguruar më shumë armë për vendin e tij.
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..