Në vitin, në të cilin mbushen 60 vjet nga koncerti i parë i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”, orkestra me famë botërore dhe dirigjenti i saj profesori Pllamen Xhurov kanë përgatitur programe të shënuara të cilat "tregojnë" për historinë respektuese të grupit.
Më 23 shkurt në “Klubin ushtarak” në kryeqytet do të dëgjojmë premierën bullgare të koncertit me tre pjesë për violinë të Haxhi Hakimit, të krijuar gjatë vitit 2002. Haxhi Hakim është një kompozitor libanez-francez, organist, profesor në Konservatorin Kombëtar të Parisit dhe profesor i ftuar në Akademinë Mbretërore në Londër. Ai është autor i muzikës simfonike dhe korale, si dhe të veprave për organo, duke përfshirë katër koncerte për organo dhe orkestër.
Koncerti i tij për violinë do të tingëllojë për herë të parë në Bullgari, në sajë të bashkatdhetares sonë të njohur Angelina Abaxhieva, soliste në programin e Ansamblit “Sofijski Solisti”. Le të rikujtojmë se ajo është mbajtëse e një sërë çmimeve dhe është mes bullgarëve të pakët - laureatë të konkursit “Paganin”. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ajo ka qenë koncert mjeshtre e disa orkestrave të njohura në Gjermani, duke përfshirë Orkestrën Simfonike të Radios së Këlnit.
Angelina vazhdon dhe karrierën e vet solo. Tregon se me një emocion tepër të madh pret koncertin e 23 shkurtit, sepse prej dekadave nuk ka qenë në një skenë me “Solistët e Sofjes”. Në programin e koncertit të ardhshëm është pjesa e orkestrës së harqeve nga kompozitori bullgar profesor Mihaill Pekov,autor i mbi dhjetë simfonive, koncerteve instrumentale, 26 kuarteteve me tela, krijimeve solo, muzikës dhome për ansamble të ndryshme, këngëve solo dhe për kor, operave “Në rrëzë të Vitoshës” dhe “Stabat mater” për një kor të përzier dhe orkestër simfonike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /„Sofijski Solisti“, sofiaphilharmonic.comDashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..