Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza rreth Ukrainës dhe pasojat për Bullgarinë

Valeri Todorov: Në këto rajone jeton popullsi etnike bullgare dhe për ne është me rëndësi të garantohet siguria e saj

Foto: EPA/BGNES

Njohja e pavarësisë së Republikave të Doneckut dhe të Luganskut dhe dërgimi i trupave “paqeruajtëse” ruse e vuri Evropën para sprovës së radhës. Pjesa më e madhe e bashkisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Bullgarinë, e caktoi veprimet e Rusisë si “shkelje brutale e së drejtës ndërkombëtare” dhe “pretekst për luftë”. Nuk vonuan edhe vendimet për sanksione kundër shtetit rus dhe republikave të shkëputura nga Ukraina.

Në këtë kontekst të zhvillimeve pasojat për Bullgarinë janë të shumanshme. Sipas korrespondentit shumëvjeçar të Radios Kombëtare Bullgare dhe të Televizionit Kombëtar Bullgar në Moskë dhe analist politik Valeri Todorov, situata në regjion ndryshohet çdo orë. Nga njëra anë shqetësimet për depërtimin masiv rus nuk u realizuan, por nga ana tjetër – zhvillimi i krizës mbetet një shkak për shqetësim. “Është e qartë se përshkallëzimi i tensionit dhe ruajtja e një situate të trazuar në këto zona do të ketë një efekt të dëmshëm në zhvillimin ekonomik dhe në jetën e njerëzve atje”, thekson Valeri Todorov dhe shton:

Valerij Todorov

“Ne kemi të gjitha arsyet për t'u shqetësuar, pasi në këto zona jeton popullsia etnike bullgare. Disa prej tyre shfaqin simpati ndaj Rusisë, të tjerë ndaj Ukrainës, por për ne është e rëndësishme të garantohet siguria e tyre në mënyrë që ata të jenë të qetë për të ardhmen e tyre. Mendoj, se Bullgaria duhet të shfaq një qëndrim më të matur. Duke pasur parasysh lidhjet tona historike, ne kemi një qëndrim po aq të mirë ndaj Rusisë dhe Ukrainës, dhe mund të shprehim vetëm keqardhje, se dy kombe të afërta arritën në një konflikt të tillë. Çdo nxitje e agresionit në çdo drejtim do të jetë kundërproduktive.”

Njohja e dy republikave u pranua nga disa analistë politikë edhe si provë për të kapërcyer një konflikt ushtarak me përmasa më të mëdha, por sipas Valeri Todorov tensioni atje po vazhdon të ziejë. Dhe duke shtuar situatën me Pridnestrovieto, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, madje edhe Nagorni Karabahun, që krijojnë një zinxhir problemesh rreth Rusisë, reagimi i matur i Bullgarisë ndaj krizës me Ukrainën është e kuptueshme, komentoi eksperti. Pozita delikate në të cilën ndodhet Bullgaria ka të bëjë edhe me dy rrethana të rëndësishme. Nga njëra anë kjo është politika e diktuar nga partneritetet  tona me BE-në, NATO-në dhe ShBA-në, ndërsa na ana tjetër – shoqëria dhe qëndrimet e forta pozitive të rusofilëve tek ne. “Mendoj se të paktën deri më tani Bullgaria ka gjetur qasjen e duhur për të mos u përfshirë në veprime të drejtpërdrejta ushtarake apo veprime që do të interpretoheshin si armiqësore, qoftë në Ukrainë apo Rusi”, thekson Valeri Todorov.

“Ne duhet të kuptojmë, se Rusia nuk është një shtet që mund të detyrohet për paqe me forcë. Me të duhet të zhvillohet dialog, ky është një vend i madh me fuqi bërthamore, çështjet e sigurisë nuk mund të zgjidhen me një ton imperativ. Rusia duhet të konsiderohet një partnere e barabartë dhe trajtimi i saj si “armike” shton elemente rënduese në dialog. Roli i saj i ri prej lideri është e qartë se i zemëron ShBA-në  të cilët mësuan me paqen një pole. Po shfaqen forca të reja botërore dhe kjo rrethanë do të krijojë gjithnjë e më shumë shqetësime, por duhet pranuar me qetësi. Në këtë sfond bisedimet për sigurinë duhet të jenë në baza të barabarta midis Veriut, Jugut, Perëndimit dhe Lindjes.”

Megjithë edhe minimale, akoma ekziston një farë shprese që diplomacia të mbizotërojë, por sanksionet ndaj Rusisë tashmë janë fakt. Përsa i përket Bullgarisë, si në shumicën e rasteve në ngurtësimin e dialogut midis Rusisë dhe Perëndimit, trazirat patjetër ndikojnë mbi ekonominë bullgare.

Tashmë u pezullua certifikimi i “Rrymës Veriore 2”, Gjermania dhe Franca do të pësojnë humbje, por për shtetet e vogla si Bullgaria, e cila është në një krizë energjetike pasojat do të jenë më se të prekshme. “Le të shpresojmë, se me masa energjike dhe avancuese, qeveria do të arrijë të parandalojë disa prej tyre, por nuk jam optimist. Ende është e paqartë nëse situata nuk do të shkallëzojë në teprime të reja”, thekson në përfundim Valeri Todorov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend

Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..

botuar më 24-08-29 7.15.PD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti të ri

Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..

botuar më 24-08-27 9.07.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD