Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Krijuesit e pikturimit mbi qelq Penkovi” – një ftesë për një ekspozitë

10
Pikturë mbi qelq Pallati i Drejtësisë në Sofje

Për shumicën emri i piktorit të madh bullgar Ivan Penkov (1897-1957) është i lidhur para së gjithësh me pikturimin mbi qelq në ndërtesat përfaqësuese të Pallateve të Drejtësisë në Sofje dhe Ruse, në sallën hyrëse të  Universitetit të Sofjes ose në godinën e Bankës Popullore Bullgare. Ai ka mësuar pikturë në Munih dhe është autor i dekoreve të shumta dhe emblematike për skenografinë bullgare.

Ivan Penkov është nga ai rreth krijuesish, të cilët mbeten shumë domethënës në shekullin e 20 bullgar me lëvizjen "Arti vendas", e cila shprehte dëshirën e artistëve për të përshkruar jetën dhe atdheun si dhe tokën bullgare. Një ekspozitë e posaçme në galerinë “Sredec” të Ministrisë së Kulturës, të titulluar  “Arkiv Gipsën V: Piktorët mbi qelq Penkovi”, tregon për familjen  e piktorit të njohur.

Ivan Penkov pikturon Baço Koljo Mihov (1944). Në kohën e evakuimit xhamllëku në Pançarevo është kthyer në atelie. Fotografi mbase të ndonjërit prej djemve të tij - Bojan ose Xhoni Penkov.

Nuk dihet nëse për shkak të aluzionit me pikturat mbi qelq, krijuesi i ekspozitës Ivo Haxhimishev e ka quajtur “Piktorët mbi qelqin Penkovi”. Publiku mund t’i shikojë edhe fotografitë e bëra nga babai i profesorit Ivan Penkov gjatë shekullit të 19. Georgi Penkov  ka pasur një atelie për fotografi në qytetin Kazanllëk dhe kjo dashuri për fotografinë është e trashëguar dhe e zhvilluar më tej nga djali i tij.

“Ai ishte një intelektual nga qyteti Kazanllëk, i cili ishte i angazhuar profesionalisht me arsim, me fotografi, shtyp, teatër dhe  sigurish dhe me pak politikë - kuptohet. Nëna e piktorit – Maria Penkova është bullgarja e parë, e cila në skenën e vatrës së kulturës vendase rikrijonte role grash”, tregon Ivo Haxhimishev, i cili krijon dhe një botim të veçantë të një libri  për piktorin dhe familjen e tij.

Pjesa më e madhe e fotografive të Ivan Penkovit të paraqitura në ekspozitë janë të bëra gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore rreth Sofjes

Aleksandër Ballabanov dhe Nikolla Mihov në kopshtin e familjes Penkovi në Pançarevo

“Në Pançarevo, ku jetojnë në një oborr paqësor, pas mureve të të cilit vlon lufta botërore - sqaron Ivo Haxhimishev, mblidhen intelektualë të mëdhenj bullgarë -profesori Aleksandër Ballabanov, Nikolla Mihov, Hrabër Popov - një arkitekt mjaft i madh. Ne shohim gjithashtu Ministrin Fuqiplotë japonez, i cili ishte i evakuuar atje, kurse djemtë e këtij njeriu dhe djemtë e Ivan Penkovit ishin shokë klase në Deutsche Schule dhe të dyja familjet lidhen dhe miqësohen kaq shumë deri në shkallën që ky njeri është i pranuar në mejdan, për të pirë verë me banuesit e Pançarevos”.

Gra nga fshati Pançarevo në pragun e shtëpisë së tyre të lindjes

Ivan Penkov ka qenë një njeri popullor, tregon Ivo Haxhimishev. Fshatarët vendas kanë pasur një besim shumë të madh tek ai. Prandaj mes fotografive më të vlefshme janë pikërisht këto me banuesit e Pançarevos, të bullgarëve nga ajo kohë, të cilët e kanë afruar shumë pranë vetes. Ai ka folur në gjuhën e tyre dhe kështu kanë lindur këto imazhe dhe pamje, të cilat mund të shikohen në ekspozitë deri më 16 mars 2022.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljudmill Fotev

"Birra është art, jo produkt për konsum masiv"

"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..

botuar më 25-09-03 4.55.MD
Një kuadër nga filmi

"Sepse e dua atdheun tim"... filmi për Mara Bunevën arrin përtej oqeanit

Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..

botuar më 25-08-30 9.15.PD

Në Sofje u hap muzeu i parë për artin imersiv

MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..

botuar më 25-08-29 10.06.PD