Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i Ukrainës Zelenski kërkoi që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

| rinovuar më 22-03-01 9.06.MD
Foto: EPA/BGNES

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje BE-së të nisë një procedurë të përshpejtuar për t'i dhënë vendit të tij statusin e kandidatit. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje dhe ngritje me këmbë në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian. “Ne duam të jemi anëtarë të plotë të Evropës – ajo do të jetë shumë më e fortë me Ukrainën”, tha Presidenti në fjalimin e tij emocionues. Ai vuri në dukje se Ukraina aktualisht po mbron kufirin e jashtëm të botës. "Imagjinoni se çfarë do të ndodhë me Evropën nëse perandoria e tmerrshme ruse rivendoset, çfarë do të ndodhë me vendet lindore të BE-së në momentin që Rusia do t'i drejtojë tanket e saj kundër tyre", shtoi Volodimir Zelenski.

Me një shumicë të madhe - 676 "për", 13 "kundër" dhe 26 "abstenime", Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për agresionin rus në Ukrainë. Në dokument, eurodeputetët këmbëngulin për përparimin në dhënien e statusit të vendit kandidat në BE. Ai gjithashtu thekson se BE-ja duhet të kufizojë importet e naftës dhe gazit nga Rusia, si dhe të shtrijë masën e përjashtimit të SWIFT në të gjithë Rusinë dhe Bjellorusinë. Ka gjithashtu thirrje për dërgim më të shpejtë të armëve mbrojtëse në Ukrainë. Eurodeputetët kundërshtojnë me forcë sugjerimin se Rusia mund të përdorë armët e shkatërrimit në masë, duke kujtuar detyrimet e saj ndërkombëtare dhe duke paralajmëruar për rreziqet e konfliktit.

"Ne do të dorëzojmë armët e nevojshme në Ukrainë, do të përjashtojmë Rusinë nga SWIFT dhe do të ndalojmë propagandën e Kremlinit," tha Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola . Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në Poloni se NATO-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë dhe e akuzoi Vladimir Putinin për shkatërrimin e paqes në Evropë.

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent në Bruksel të premten, bëri të ditur Aleanca.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD