Sot fillon Kreshma e Madhe e cila është më e gjatë në vit. Qëllimi i saj është të përgatisë besimtarët për Ringjalljen e Krishtit – festën më të madhe për të krishterët ortodoksë, të cilën këtë vit ortodoksia e shënon më 24 prill.
Kreshmët hapin rrugën drejt Zotit nëpërmjet pendimit. Kreshma e Madhe është një kohë kur jo vetëm duhet të përmbahemi nga disa ushqime të caktuara, por edhe të ruhemi nga mëkatet që na ndotin dhe na largojnë nga Zoti.
Duhet të theksohet se kur respektohet një kreshmë e rreptë, nuk lejohet konsumimi i asnjë ushqimi me origjinë shtazore. Prandaj menyja e atyre që mbajnë kreshmë përfshin kryesisht bukë, fruta, perime bishtajore, arra, oriz, të gjitha llojet e drithërave, qiqra e të tjera. Gjatë javës së parë dhe të fundit në këtë periudhë është vendosur të respektohen kreshma më të forta dhe atëherë përdoret ushqim pa vaj. Por, ka dhe disa përjashtime, për shembull ditën e shtunë dhe të diel janë të lejuara vajrat dhe yndyrat bimore dhe vera, por në sasi të kufizuara. Në ditë të caktuara mund të konsumohet peshk - këto janë 25 mars kur është Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari dhe 17 prill - Dita e Dafinave. Është me rëndësi të thuhet, se nga kreshmët janë të liruara gratë me barë, njerëzit me probleme shëndetësore, si dhe fëmijët e vegjël. Dhe më e rëndësishmja - njeriu mund të mbajë kreshme sipas gjendjes së vet shëndetësore dhe veçoritë e organizmit të tij, por me një rëndësi më të madhe është të mos bëjmë mëkate dhe të mos mbajmë ndjenja negative në zemrat tona.
Dyzeta e Madhe kështu Kisha e quan këtë periudhë nga jeta e krishterë. Dhe kjo nuk është e rastit - Krishti e fillon misionin e tij për njerëzimin me një kreshmë 40 ditor, pavarësisht se nuk ka nevojë që të mbaj kreshmë, sepse nuk ka mëkate. Ai e mban kreshmën, për të na treguar se çfarë rëndësie ka privimin nga ushqimi. Nëpërmjet kreshmës dhe përulësisë, ne rifitojmë të drejtën për të ngrënë nga ushqimi hyjnor - Eukaristia ose Kungimi i Shenjtë për të krishterët - trupin dhe gjakun e Krishtit.
Akoma për kuptimin e kreshmës lexoni në publikimin “Bota Ortodokse po fillon kreshmën më të gjatë të vitit” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..