Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e civilëve nga Ukraina

Foto: unian.info

Moska njoftoi një armëpushim humanitar në katër qytete të Ukrainës më 9 mars për të evakuuar civilët.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë dhe tha se të dyja vendet duhet të negociojnë në emër të popujve të tyre. Zelenski tha se Rusia ka bombarduar dhe bllokuar korridoret humanitare për evakuimin e civilëve, duke vënë në dukje se korridori i parë humanitar në Sum që u hap ka qenë vetëm 1% e asaj që nevojitej.

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska, së bashku me 68 refugjatë nga Ukraina, mbërritën në Bullgari me një aeroplan qeveritar nga Moldavia. Ata që dëshirojnë të qëndrojnë në vend do të akomodohen në bazën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ministrja theksoi se zyrtarët e Ministrisë së Jashtme po mirëpresin tashmë refugjatët në pikat e kontrollit në kufirin Rumani-Moldavi. Nuk do të ketë asnjë sinjal pa përgjigje për të gjithë ata që duan të evakuohen, siguroi Gençovska.

Kryeministri Kirill Petkov u takua me refugjatët ukrainas dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre në lidhje me mbështetjen e shtetit për ata që ikin nga lufta në Ukrainë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD

Sofja po përgatitet për të pritur Asamblenë e 66-të të Përgjithshme të PABSEC

Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi...

botuar më 25-11-21 6.48.MD