Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fokus – fëmijët refugjatë nga Ukraina

Foto: photo.unian

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës fqinje vazhdon për javë të dytë.Konflikti, i cili shpërtheu më 24 shkurt, ka detyruar më shumë se 1milionë e gjysmë qytetarë ukrainas të kërkojnë strehim dhe jetë të re në vendet fqinje dhe më të largëta evropiane. Mes tyre është dhe Bullgaria-në vendin tonë tanimë qanë bebet e para  të cilët morën gllënjkën e parë të ajrit larg nga atdheu. Shpesh këtu mbërrijnë gra me nga disa fëmijë, të cilat janë të tyre ose të huaj, që të mund të kërkojnë strehim nga tmerri i luftës. “Fëmijët janë të traumatizuar mendërisht. Ata nuk mund t’i durojnë  dhe t’i shprehin frikësimet e veta”, sqaron situatën aktuale Svetllana Tarabanova nga Konsorciumi i Grave të Ukrainës.

Qindra bullgarë ofrojnë ndihmë, kujdes dhe akomodim për nënat dhe fëmijët nga UkrainaSipas psikologëve, është me rëndësi të madhe si një hap tjetër për t'u siguruar të miturve akses në arsim që do të sillte pak normalitet në jetën e tyre të përditshme.

Në lidhje me këtë Ministria Bullgare e Arsimit shpalli se po fillon një proces për integrimin e fëmijëve nga Ukraina në sistemin tonë arsimor. Në një intervistë për Nova TV, ministri Nikollaj Denkov sqaroi hapat, të cilat qytetarët ukrainas duhet t’i ndërmarrin, që të mund të  rregullojnë qëndrimin e tyre afatgjatë në vendin tonë, si dhe shkollimin e fëmijëve të tyre në moshë shkollore.

Nikollaj Denkov

“Në çdo një moment me ndihmën e Agjencisë për Refugjatët dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe akoma në pikën kufitare, ata mund të japin kërkesë, se duan të marrin një status të refugjatit ose të atyre të cilët kërkojnë një strehim në Bullgari. Vijon një inspektim i shkurtër nga shërbimi dhe me marrjen e këtij statusi tashmë kanë të drejtë të aplikojnë për pranimin e fëmijëve të tyre në shkollë – tha ministri i arsimit.

Në formularin e aplikimit që prindërit nga Ukraina duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë në Drejtoritë Rajonale të Arsimit tregohet gjuha amtare e fëmijës, nëse ai flet deri diku bullgarisht ose gjuhë të tjera evropiane dhe në cilën klasë është  në vendin e tij.

Fëmijët, prindërit e të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë, kanë një qasje të drejtpërdrejtë në institucionet arsimore pa kaluar nëpër këtë procedurë - tha Profesori Denkov.

Fëmijët që mbeten në zonën e luftës

Në një fjalim drejtuar deputetëve britanik, presidenti Volodimir Zelenski tha se më shumë se 50 fëmijë kanë rënë  viktimë të luftës në Ukrainë.Sipas UNICEF-it, janë 7.5 milionë fëmijë, jeta e të cilëve është në rrezik si rezultat i veprimeve ushtarake në Ukrainë, dhe më shumë se 800 000 fëmijë janë larguar tashmë nga vendi.“Ne duhet të mbrojmë të gjithë fëmijët në Ukrainë, ata kanë nevojë për paqe”, tha Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e organizatës. Edhe fushata e bamirësisë e organizatës joqeveritare bullgare "Rrjeti kombëtar për fëmijët"  ju drejtohet atyre. Ajo do të zgjasë gjysmë viti dhe të gjitha paratë e grumbulluara do t’u dhurohen dy organizatave ukrainase - “Partneritet për çdo një fëmijë” dhe “Konsorciumi i grave në Ukrainë”, të cilët punojnë në vend. “Çdo një i cili ka dëshirë, mund të bëjë online dhurimin e vet” - sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare drejtori ekzekutiv i organizatës bullgare Georgi Bogdanov.

Georgi Bogdanov

“Ata tregojnë kujdes dhe ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve. Fondet që ne u dhurojmë atyre do të mund të përdoren për të blerë gjithçka që menaxherët i tyre mendojnë se u nevojiten."

Një dëshmi se  ndjeshmëria, humanizmi dhe dëshira për të bërë mirësi për të tjerët nuk njeh kufizime gjinore, racore apo kombësie është fushata "Të bashkuar për paqen", motori i së cilës është shoqata "Këshilli i grave refugjate në Bullgari". Kryetarja e saj, irakiania Linda Auanis  po kështu drejtoi apel ndaj të gjithëve të dhurojnë rroba të ngrohta, materiale higjienike ose para, me të cilat të blihen kuponë ushqimor për nevojtarët. 

“Ju mund t'i lini dhurimet tuaja në vend ose t'i dërgoni me korrier në zyrën tonë, ose të na vizitoni në depon e ndihmave humanitare” - shton Linda.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD