Në takimin e liderëve të BE-së në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov do të insistojë për mbështetje financiare nga partnerët evropianë të të gjitha vendeve afër luftës në Ukrainë. "Duhet të shohim se ka mbështetje në nivel evropian për refugjatët - jo çdo vend mund të luftojë vetë," vuri në dukje ai. Kirill Petkov tha gjithashtu se Bullgaria duhet të mendojë për një skenar në të cilin Rusia do të ndalojë gazin. “Nuk besoj se kjo do të ndodhë, por e vetmja mënyrë për të përballuar një rast të tillë është ndalimi i eksportit të energjisë elektrike”, ka shtuar ai.
Nga 1 prilli deri më 31 maj do të forcohet mbrojtja e hapësirës ajrore të Bullgarisë me ndihmën e dy avionëve të Forcave Ajrore të Holandës, sipas një vendimi të qeverisë. Avionët nuk do të lejohen të përdorin armë, përfshirë zjarrin paralajmërues.
"Nuk kam asnjë vërejtje për shërbimet," tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov në Kuvendin Popullor më herët sot. Dje, “Bullgaria Demokratike”, e cila është një partner koalicioni në qeveri, shprehu frikën se shërbimet speciale nuk disponojnë informacion të besueshëm në mënyrë që udhëheqja e lartë shtetërore të marrë vendimet e duhura në këtë moment të vështirë. Si një shembull ishte dhënë parashikimi i pasaktë se një ofensivë në shkallë të gjerë ruse kundër Ukrainës është joreale në muajt e ardhshëm. “Shërbimet japin informacion të saktë, por ndonjëherë ka dallime në vlerësimet në fund – kjo ishte më shumë për fillimin e krizës”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.
Tashmë ka propozime nga ana e aleatëve se si të plotësohet grupi i batalionit që po formon vendi ynë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, deklaroi Ministri Dragomir Zakov pas mbledhjes së mbyllur të komisionit parlamentar të mbrojtjes. Ai saktësoi se grupi mbetet në territorin tonë, por do të udhëhiqet nga komandanti i forcave të armatosura të NATO-s.Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..
Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..
Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të..
Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e..
“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta..