Sot ju takojmë me një bullgare, e cila është një mishërimi i kësaj se nëse një person beson në ëndrrat e tij, ato me siguri do të realizohen. Megjithatë, ajo është një dëshmi e vërtetë e diçka tjetër - që vështirësitë gjatë rrugës nuk janë pengesë, por mësime të rëndësishme të jetës të cilat të udhëzojnë në drejtimin përpara. Kjo është doktoresha Alina Stajkov, specialiste e obstetrikës dhe gjinekologjisë në një nga klinikat më të mëdha të specializuara në Cyrih të Zvicrës.
Rruga e saj nga Universiteti i Mjekësisë në Sofje deri në specializim në spitalin universitar Sharite në Gjermani sikur ishte e paracaktuar. Që kur ishte studente Alina u orientua si vullnetare në repartin e kirurgjisë të Spitalit të Urgjencës “Pirogov” në Sofje. Në atë kohë ndër kolegët e saj me përparëse të bardha zbuloi edhe bashkëshortin e vet. Pas diskutimeve se si të vazhdojnë rrugën e përbashkët u orientuan drejt Gjermanisë. Aty Alina vazhdoi si specializante në shëndetin para lindjes, të cilit do t’i përkushtohet në të ardhmen.
“Më shumë se 22 jetoj dhe punoj jashtë – pas Gjermanisë ku qëndrova 7 vjet, u nisa për në Zvicër, ku jetoj edhe tani.Aty kam një praktikë mjekësore dhe jam edhe konsulente në një nga klinikat për diagnostikim prenatal” – tregon për jetën e saj doktoresha Stajkov.
“Komunikimi e ndihmon shumë doktorin. Është çelësi për të arritur pacientët. Mjeku duhet të tregojë jo vetëm ndjeshmëri sipërfaqësore, por simpati reale, emocionale për gjendjen e pacientëve që përballen me shumë pasiguri, nevojë për durim, frikë. Prandaj kur stërvit kolegët e rinj në obstetrikë dhe gjinekologji, i këshilloj gjithmonë të vendosen në vendin e pacientit për të paktën një orë. Profesionalizmi është njëra anë e punës, por humanizmi, mënyra me të cilën ne i shoqërojmë njerëzit në këtë sprovë, është një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm.”
Vështirësitë, të cilat i has në realizimin e vet jashtë shtetit Alina i quan mësuesit më të mirë. Thotë se peripecitë i mësojnë njeriut se si të përballet me sukses me detyrat edhe në të ardhmen. “Ky qëndrim pozitiv më ndihmon shumë. Të zgjohesh në mëngjes dhe të marrësh frymë - nuk ka dhuratë më të madhe se kjo, por ne nuk e kuptojmë atë, dhe ka njerëz për të cilët kjo është një përpjekje e madhe”- thotë Dr.Alina Stajkov:
“Profesioni im e plotëson tërë jetën time të përditshme. Njeriu nuk duhet pritur që të shpërblehet për mirësinë. Përkundrazi, kur bëjmë diçka të mirë, do të thotë se jemi mirënjohës për mundësinë që kemi këtu. Vetëm kështu mund t'i japim vetes paqe dhe qetësi shpirtërore dhe këtë ndjenjë ua kalojmë të tjerëve.”
Në Zvicër, doktoresha Stajkov ndihet si në shtëpi. Përshtypjet e saj të para ishin se vendi duket si Bullgaria - me shumë gjelbërim dhe rrugë të qeta të qytetit. “Nuk i kam humbur kurrë lidhjet me Bullgarinë, kam në plan të kthehem më shpesh në të ardhmen për të ndarë përvojën me kolegët” – thotë Alina Stajkov.
“Në Zvicër ka shkolla bullgare, ku shënohen të gjitha festat bullgare. Kam shumë miq edhe ndër muzikantët bullgarë në Operën e Cyrihut. Të kthehem, ta ndjej Bullgarinë me të gjitha shqisat, më mungon, por nuk është aq e dhimbshme, sepse në Zvicër takohem shpesh me bullgarë dhe ndajmë shumë momente të mira bashkë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, arkiv personal
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..