Kryeministri Kirill Petkov komentoi në Facebook arrestimet e Bojko Borisovit dhe anëtarëve të tjerë të partisë GERB.
“Veprimet e Ministrisë së Brendshme tregojnë se askush nuk është mbi ligjin në Bullgari. Unë vetë dëshmova. Prokuroria evropiane është duke hetuar, por do të shohim se ku është Prokuroria bullgare dhe nëse përfundimisht do të jetë në anën e populli bullgar.”
Në parlament, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev mohoi se kishte pasur represion gjatë arrestimeve. Sipas Vasilev, prokuroria u informua se buxheti u dëmtua me 555 milionë leva (270 milionë euro). Vasilev shtoi se për rastin është informuar edhe Prokuroria Evropiane.
Zëvendëskryeministrja Kornelija Ninova tha se ajo pret që hetimi të kryejë punën e vet dhe mohoi të ishte në dijeni paraprakisht për arrestimet dhe se nuk ndan mendimin se ato janë represion politik.
Presidenti Rumen Radev komentoi se nuk ndërhyn në punën e hetuesve, por nuk mendon se drejtësia ka triumfuar.
Gjatë leximit të deklaratave në sallën plenare parlamentare nga opozita GERB dhe partitë në pushtet të “Partisë së Ndryshimit” dhe BSP-së, pati debat dhe tension.
Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev dha një pushim prej 20  minutash. Deputetët e GERB dolën nga parlamenti dhe vajtën për të protestuar  para Këshillit të Ministrave, ku të pakënaqur tashmë kanë bllokuar qarkullimin  në qendër të kryeqytetit. Më pas demonstruesit vazhduan protestën drejt  ministrive të financave dhe të brendshme.
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje – 2°. Pak më të ulëta në mëngjes do të jenë temperaturat në lugina, ku do të ketë kushte për ngrica. Para mesditës , në disa zona të ultësirave dhe luginave do të ketë ende..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme (nga 6 qershori 2023 deri më 9..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reDyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion"..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike..
