Studentët nga diaspora do të kenë të drejtën të studiojnë në Bullgari sipas procedurës së përgjithshme
Ministria e Arsimit do të paraqesë propozime ligjore për të lehtësuar studentët ukrainas në Bullgari. Këtë e bëri të ditur Ministri Nikollaj Denkov para Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Ndryshimet do të zbatohen edhe për studentët e ardhshëm nga 6 vende të tjera me diasporë bullgare, si Maqedonia e Veriut. Problemi është se ata, si shtetas të huaj, nuk mund të përfitojnë nga mundësitë për t'u pranuar si studentë bullgarë, sipas rendit të përgjithshëm, shpjegoi Denkov. “Barazimi i të drejtave të studentëve kandidatë nga diaspora me bashkëmoshatarët e tyre bullgarë është i justifikuar sepse plotëson interesat kombëtare bullgare dhe nuk krijon privilegje të veçanta”, theksoi Ministri.
2000 vende janë shpallur këtë vit për studentët nga diaspora. 1000 janë për Ukrainën, njoftoi Denkov.Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..