Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këndet e reja të bibliotekës do të qetësojnë fëmijët në Spitalin “Pirogov”

Foto: pirogov.eu

Vështirë se ka një prind që nuk ka përdorur një personazh përrallash nga një libër për fëmijë për t’i shpjeguar fëmijës së tij gjendjen e tij personale emocionale ose një situatë të caktuar. Sidomos kur bëhet fjalë për një përjetim jo fort të këndshme, që është padyshim një vizitë në spital. Që nga kjo javë, qendra më e madhe për kujdesin urgjent mjekësor në Bullgari  “Pirogov” do t’u ofrojë të njëjtën qetësim pacientëve të saj më të rinj me kënde të reja bibliotekash. Ato do të ndërtohen në çdo repart të spitalit, ku shtrohen dhe trajtohen fëmijët deri në 18 vjeç. 10 shtëpi botuese bullgare dhuruan tashmë një shumëllojshmëri të literaturës për fëmijë.

Gati 23 000 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në spital vitin e kaluar. “Besojmë se libri është një terapi shumë e mirë. Është një mbështetje për fëmijët, një strehë për momentet e vështira, një ndihmës për fëmijët me probleme emocionale, sociale dhe shëndetësore”, tha për BNR Viktoria Biserova, shtëpia botuese e së cilës dhuroi 500 libra.

Iniciativa “Dhuro një libër për spitalin “Pirogov” zhvillohet gjatë Marshit të 11-të të Librit në vendin tonë dhe është e hapur për këdo që dëshiron të dhurojë një libër për fëmijët që trajtohen në spital dhe në këtë mënyrë ta bëjë qëndrimin e tyre më të kënaqshëm.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD

Pse drejtuesit e huaj të kamionëve bëhen objekt i korrupsionit në rrugët e Bullgarisë

Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..

botuar më 25-10-13 7.10.PD