Presidenti Rumen Radev diskutoi me Ministrin e Ekonomisë, Arsimit dhe Studimeve Shkencore të Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, perspektivat për vazhdimin e Programit të Bashkëpunimit Bullgaro-Zviceran. Falë tij, vendi ynë merr mbështetje eksperte dhe financiare në nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të punës, stabilitetin social, sigurinë publike, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe forcimin e shoqërisë civile.
Presidenti Radev theksoi si veçanërisht të rëndësishme sukseset në fushën e trajnimit profesional. Sipas kreut të shtetit, trajnimi profesional kontribuon për uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe promovimin e shumë kompanive të vogla dhe të mesme në fusha të ndryshme.
Në takim Radev dhe Guy Parmelin konstatuan trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Bullgarisë dhe Zvicrës, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi...
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...