Presidenti Rumen Radev komentoi se shteti po bën gjithçka për të siguruar largimin e marinarëve bullgarë nga anija "Carevna" nga Mariupoli i Ukrainës. “Por për momentin është më mirë të kufizohen bisedimet për këtë temë, nëse vërtet duam që operacioni të kalojë në mënyrë të sigurt”, tha Radev.
Ndërkaq, ushtria ruse bëri të ditur se e ka pushtuar Mariupolin dhe shfaqi pamje të të burgosurve ukrainas. Sipas Kievit, mbrojtësit e qytetit mbeten në zonën e uzinave metalurgjike.
Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me ndihmë të re ushtarake për 800 milionë dollarë, tha presidenti Joe Biden. Që nga fillimi i luftës, ndihma amerikane ka kaluar 2.4 miliardë euro. Po dërgohen për herë të parë obuse dhe helikopterë. Deri më tani, Uashingtoni përmbahej nga furnizimi me armë të rënda. Rusia kërcënoi të rifillojë bombardimin e kryeqytetit Kiev si kundërpërgjigje.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të..