E pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët, është Dita e Dafinës, përveç kishës, ajo është dhe shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh.Pikërisht prandaj pikërisht sot zgjodhëm t’ju njohim me një zonjë, e cila feston ditën e emrit në festën e Dafinës. Ajo kombinon në vetvete entuziazmin e jashtëzakonshëm, shpirtin luftarak, vullnetin për të kërkuar të vërtetën dhe ....për të vënë në dyshim gjithçka.
Emri i saj është Cvetana Ballabanova, kurse të gjitha këto cilësi ajo i trashëgon nga gjyshja e saj, e cila e frymëzon të ndërmarrë nëpër rrugën të përmbushur me sfida të shumta të gazetares ndërkombëtare. Dhe Cvetana e kthen menjëherë në një profesion të saj.
Që nga 24 shkurti e këtej ajo jeton me temën kryesore në botë - lufta në Ukrainë. Gjatë javës së parë nga veprimet ushtarake ajo ishte e dërguar e posaçme e televizionit kombëtar privat BTV aty dhe ruan akoma kujtime të qarta nga ajo që ka përjetuar në kryeqytetin Kiev.
“Përshtypjet e para ishin shumë të këndshme, sepse ne mbërritëm një ditë përpara luftës dhe pamë një kryeqytet të qetë, i cili dukej fare normalisht. Që të gjitha përshtypjet e tjera janë të lidhura me shpërthime, me sinjale të përhershme paralajmëruese dhe pasiguri. “
Edhe pse i befasoi qytetarët ukrainas dhe botën, lufta dukej se pritej nga autoritetet, thotë Cvetana Ballabanova:
Kur pamë reaksionin e autoriteteve, kuptuam se ata gjithsesi po përgatiteshin për një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Vështirë se kishin përgatitur gjithçka, por në nivel komunikimi ia dilnin mirë. Kishte instruktime të përhershme sesi të reagojnë qytetarët në situata të ndryshme. U shpërndanë armë dhe njerëzve civil, të cilët qenë gati të mbrojnë vendin e vet, kurse përpara kësaj dhe shumë ukrainas vet blenë të tilla.“
Rruga e kthimit drejt atdheut një ditë para festës sonë kombëtare 3 mars, lë gjurmë në mendjen e gazetares. Ajo është mes udhëtarëve në njërin prej autobusëve të fundit, të organizuar për evakuim të qytetarëve bullgar nga Kievi.
Një nga historitë, të cilat i mëson Cvetana është e një ukrainase e cila kërkon shpëtim për veten e vet dhe për tre fëmijët e saj në Bullgari:
“Ajo më tregoi sesi babai i saj dhe bashkëshorti i saj kanë mbetur në Ukrainë, që të luftojnë për lirinë e saj. Por, gjatë gjithë kohës ajo ishte jashtëzakonisht e qetë. E pyeta sesi mundet të sillet kështu, kurse përgjigja e saj qe: “unë thjesht i qava lotët dhe po mundohem të shikoj përpara”. Kjo tregon një forcë të madhe të shpirtit-nënvizon gazetarja. Gjëja tjetër e cila më bëri një përshtypje të fortë ishte se ajo, si dhe gratë e tjera në autobus interesoheshin shumë se për sa kohë mund të mësojnë gjuhën bullgare, nëse mund të punojnë ndonjë gjë dhe pa e ditur mirë gjuhën, meqenëse donin që menjëherë të fillojnë të integrohen dhe të nxjerrin bukën e gojës. Të dëgjosh një gjë të ngjashme prej njerëzve, të cilët ikin nga lufta, për mua është me të vërtetë e mahnitshme.”
Gazetarja është skeptike, se është i mundur një fund i veprimeve luftarake në kuadrin e Javës së Madhe (18-23.04). “Ishalla vazhdon më pak muaj, dhe jo vite”- shpreson Cvetana, duke mos përjashtuar dhe variantin që konflikti të bëhet i fshehur.
“Është e mundur të rritet në një situatë, në të cilën grupe të caktuara kontrollojnë territore të dhëna, por asnjë nga të dyja shtetet të mos të kenë një kontroll të plotë në Ukrainë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Aleksandër Osiçenko, Boris Pintev, arkivi personal, EPA/BGNESKanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..
Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..
Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..