Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktoria Ruseva: Ngjarjet në Ukrainë na emocionojnë, shikoj një solidaritet kudo

Të rinjtë nga Bullgaria dhe Evropa do të rikrijojnë procesin legjislativ të institucioneve të Bashkimit Evropian

Të rinjtë nga e gjithë bota mund t'i bashkohen projektit "Modeli i Bashkimit Evropian Sofja 2022"

Foto: Facebook/MEUSofia

Tamam përpara një viti ju prezantuam projektin finalist bullgar për Çmimin Evropian të Karlit të Madh " - Modeli i Bashkimit Evropian Sofja 2021”. Sot ekipi prej njerëzve të rinj të cilët qëndrojnë pas tij janë në etapën finale. Një lloj kulmi i muajve të gjatë të punës mbi projektin është  konferenca ndërkombëtare në Sofje, e cila do të mbahet nga 9 deri më 12 qershor në formën e një simulimi të procesit legjislativ të institucioneve të Bashkimit Evropian. Në të do të kenë mundësi të përfshihen afro 100 të rinj nga Bullgaria dhe Evropa, të cilët do të shqyrtojnë direktiva dhe rregullore vepruese evropiane. Dy janë temat të cilat do të diskutohen-siguria kibernetike dhe politikat rinore.


“Në kontekstin e Vitit Evropian të rinisë 2022, rëndësia e ngjarjes sonë është edhe më kyçe”, thotë zëvendës drejtuesja e projektit 23 vjeçarja Viktoria Ruseva. Grumbullimi i pjesëmarrësve në Konferencë, e cila do të jetë me pranim, do të vazhdojë deri më 24 prill.

“Çdo një njeri i ri në moshë midis 18 dhe 30 vjeç, nga një shtet evropian, por dhe jo vetëm, mund të aplikojë për të marrë pjesë në projekt. Aplikimi është online dhe formulari mund të gjendet në faqen tonë zyrtare. Aty janë vënë të gjitha detajet e projektit, programi i konferencës dhe rolet që secili mund të zgjedhë për të rikrijuar gjatë Konferencës. Ngjarja do të zhvillohet krejtësisht në gjuhën angleze - si programi zyrtar, ashtu dhe ai social, i cili do të përfshijë mbrëmje ndërkulturore dhe shfaqje të ndryshme, përmes të cilave  do të prezantojmë Bullgarinë përpara pjesëmarrësve” - tregon për Radio Bullgarinë bullgarja e re.

Ajo është e bindur, se e gjithë ngjarja ka potencial të frymëzojë njerëzit e të gjitha moshave të zhvillojnë idetë e veta në emër të së ardhmes më të mirë evropiane. Ekipi i projektit “Modeli i Bashkimit Evropian Sofja 2022” do të shënojë dhe datën 22 prill - Ditën e Tokës. “Projekti ynë ka një pozitë dhe fokus të shprehur qartë në qëndrueshmërinë, mbetjet minimale dhe pajtueshmërinë mjedisore”, thotë Viktoria dhe saktëson:

“Konferenca jonë do të zhvillohet krejtësisht pa përdorimin e letrës. Gjatë kohës së punës sonë deri tani, nuk është realizuar asnjë fluturim me avion, lidhur me projektin. “

Viktoria Ruseva

Dhe kur flasim për Evropën dhe për ndryshimet të cilat po ndodhin, nuk mund të anashkalojmë çështjen e luftës në Ukrainë.Si studente në Universitetin e Vjenës, Viktoria Ruseva e kalon pjesën më të madhe të kohës në kryeqytetin austriak dhe është e bindur se, ngjarjet e dy muajve të fundit kanë emocionuar të rinjtë. “Dhe nuk mund të jetë në mënyrë tjetër”, thotë ajo.

“Të rinjtë janë po kaq të ndjeshëm, sa dhe të gjithë të tjerët, madje dhe më shumë. Meqenëse unë mësoj politologji, kjo që po ndodh është një temë e përhershme midis nesh dhe kjo jo vetëm në universitet. Mund të them se ndjeshmëria jonë nuk na detyron të ndihemi të pafuqishëm, përkundrazi. Unë nuk kam qenë më e frymëzuar të bëjë diçka, të ndihmojë dikë, të shkaktojë ndonjë ndryshim  me veprimet e mia. Më në veçanti në Vjenë, çdo gjë të cilën e shikoj rreth meje më inkurajon, se çdo një është i aftë të ndihmojë. Kudo shikoj një solidaritet dhe jo pasiv. Madje po flas dhe për gjeste të vogla të qytetarëve, të cilët luajnë me top ose me letra me fëmijët ukrainas dhe kështu u japin mundësi përsëri të jenë fëmijë. Kjo më jep shpresë dhe mua vet çdo ditë”, vë në dukje Viktoria.

Dhe le të mos të harrojmë se, Evropa, shteti ynë ose thjesht vendi, në të cilin ne jetojmë varet në vend të parë nga ne vetë. Ndryshimi fshihet në vendimet tona personale dhe në veprimet tona, kurse të rinjtë janë të tjerët të cilët do ta marrin këtë mesazh si një stafetë. Ose, mbase ata do të na e transmetojnë neve. Këtë do ta kuptojmë në konferencën Ndërkombëtare të projektit “Bashkimi Evropian Sofja 2022” gjatë muajit qershor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal, Facebook/MEUSofia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD