Shumica e maqedonasve e konsiderojnë Serbinë mikun më të mirë të Shkupit
Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan projektin e shtatë të partneritetit ndërkufitar, njoftoi agjencia MIA.Ai është për gjurmimin e depove ilegale në rajonin e Shkupit dhe pastrimin e tyre për një periudhë prej 18 muajve. Përpara “TV Pink” presidenti serb Aleksandër Vuçiç komentoi marrëdhëniet Shkup-Beograd. “Ne jemi miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë Veriore. Kush është më i afërt se Serbia? Ne jemi të vetmit, të cilët nuk duan ndryshimin e emrit, të flamurit, të gjuhës ose të diçkaje tjetër. Ne e duam popullin maqedonas. Ne nuk duam asgjë prej tyre. Përveç të jemi në marrëdhëniet më të mira të mundshme, të jemi miq dhe vëllezër”, tha Vuçiç. Anketa e observatorit maqedonas Image Observatory tregon se 39% nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë Serbinë mikun e vet më të madh. Bullgaria është në vendin e fundit mes shteteve fqinje, vë në dukje agjencia MIA.
Zgjedhje parlamentare në Slloveni
Më 24 prill në Slloveni do të zhvillohen zgjedhje të rregullta parlamentare. 1.65 milionë sllovenë kanë të drejtë vote, raportoi BTA. Ata do të zgjedhin përfaqësues në parlamentin 90 vendesh. Dy vende janë të ndara për pakicat italiane dhe hungareze. Sipas studimeve sociologjike aktiviteti zgjedhur do të jetë më i lartë sesa përpara 4 vjetëve, kur ishte 52,6%. Prognozat janë se konsolidimi i hapësirës politike do të çojë deri në më pak parti në parlamentin e ri. Pragu elektoral i partive për të hyrë në parlament është 4%. Formacioni i ri “Lëvizje Liri” është konkurrenti kryesor i Partisë Demokratike Sllovene drejtuese, tregojnë sociologët.
Rumania legalizon ndihmën ushtarake për Ukrainën
Rumania është e gatshme t'i sigurojë Ukrainës armë vdekjeprurëse nga rezervat e mbrojtjes kombëtare, shkruan "Romania libera".Kjo bëhet nëpërmjet ndryshimeve në legjislacionin rumun. Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një dekret të posaçëm. Ai do të ndryshojë dekretin e qeverisë për "akumulimin, largimin dhe rinovimin e rezervave të destinuara për mbrojtje kombëtare". Pas miratimit të dokumentit, Rumania do të jetë në gjendje të furnizojë me rezervat e saj ushtarake jo vetëm anëtarët e NATO-s, por dhe aleatët e mundshëm. Bukureshti tanimë shpalli se po zbarkon të gjithë gjuajtësit e tij të përmirësuar të gjeneratës së dytë MiG-21 dhe do t’i dërgojë në Ukrainë. Ministri i mbrojtjes Vasile Dancu tha se deri tani mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është vetëm humanitare, jo ushtarake, raportoi Agerpres.
¾ prej grekëve janë të imunizuar kundër Covid
Greqia nuk beson në strategjinë për një “Covid zero” si në Kinë, deklaroi ministri i shëndetësisë Thanos Plevris gjatë prezantimit të situatës epidemiologjike në vend, njoftoi televizioni grek “Skaj”. “Pas 2 vjetëve gjendemi në një fazë tjetër të drejtimit të pandemisë. Tanimë po hyjmë në një bashkëjetesë me virusin. Masat ekzistojnë, por pa pasur një karakter të detyrueshëm, sepse situata është e ndryshme”, vuri në dukje Plevris. Ministri shpalli se 75% nga popullsia e vendit është e vaksinuar, ku tek të moshuarit mbulimi i imunizimit arrin 85%, kurse tek grupet e prekshme është mbi 90%, raporton ANA-MPA.
Industria ushtarake turke po e shton mjaft eksportin e vet
Industria ushtarake turke pret që sivjet të eksportojë armë për mbi 4 miliardë dollarë, njofton gazeta “Milliyet”. Është cituar kreu i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes Ismail Demir, se për 12 muaj që nga marsi i vitit 2021 deri në marsin e vitit 2022, sektori ka eksportuar produkte për 3,53 miliardë dollarë. Demir vë në dukje se Turqia ka firmosur marrëveshje bilaterale me 82 shtete për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes. Marrëveshjet e fundit janë me Irakun, Nigerinë dhe Kongon. Vihet në dukje po kështu se në listën e eksportit të industrisë mbrojtëse turke me 50% rriten prodhimet e aviacionit. Më i madh është interesi për dronët “Bajraktar”, të cilët pas konflikteve të fundit në Nagorni Karabah dhe luftës në Ukrainë u treguan si mjaft efektive.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, dz-rs.si, EPA/BGNES
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..