Kryeministri Kirill Petkov deklaroi se “Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk do të mbajë asnjë nga qëndrimet që kanë partnerët e koalicionit nga BSP dhe “Bullgaria Demokratike”.
“Është koha t’i kthejmë shpinën deklaratave politike – të flasim për vija të kuqe dhe të vendosim ultimatume”, bëri thirrje kryeministri në faqen e tij në Facebook. Ai thekson se interesi më i madh i vendit tonë për momentin është që të ketë veprime të përgjegjshme dhe të koordinuara të koalicionit qeverisës. “Është në interesin më të madh të Ukrainës që të ketë një Bullgari të qëndrueshme”, shkroi kryeministri. Sipas tij, momenti historik kërkon që të merren vendime të përgjegjshme edhe kur ato nuk përputhen me PR-në politike.
“Në temën e dërgimit të ndihmës ushtarako-teknike në Ukrainë, nga njëra anë kemi BSP, për të cilën një ndihmë e tillë është një vijë e kuqe, dhe nga ana tjetër kemi “Bullgarinë Demokratike” me vijën e kuqe që Bullgaria duhet të dërgojë armë direkt në Ukrainë”, thekson Kiril Petkov. Ai shtoi se “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të ndjekë një politikë aktive të dialogut mes BSP-së dhe DB-së për të arritur një qëndrim të unifikuar. “Sepse uniteti bën forcë, jo ndarja”, përfundon ai.
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..