Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferencë e Ministrit bullgar të Energjetikës

Bullgaria nuk do të zhvillojë bisedime nën presion me Gazprom

Vendi nuk do të pezullojë furnizimet me gaz transit për Serbinë dhe Hungarinë

Foto: BGNES

Gazi natyror përdoret si armë politike dhe ekonomike, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov me rastin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia.

“Përderisa unë jam ministër, Bullgaria nuk do të negociojë nën presion dhe me kokën ulur. Bullgaria nuk shitet me asnjë çmim. Për momentin është e qartë se objektet infrastrukturore të reklamuara zhurmshëm në të kaluarën nuk mund të garantojnë furnizim me gaz natyror, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përballemi me këtë situatë”, tha Ministri Nikollov.

Për të paktën një muaj përpara, të gjitha furnizimet me gaz natyror janë të garantuara. Ende nuk ka pakësim të gazit nga Rusia, shtoi Nikollov në një konferencë të posaçme për këtë temë sot.

Mossigurimi i sasive nga Gazprom është shkelje e kontratës, shtoi Ministri. Pritet një takim i ri ekspertësh për hapat e ardhshëm, tha Nikollov, duke kujtuar se Bullgaria nuk është e vetmja e prekur dhe se në këtë situatë janë edhe Polonia dhe Lituania.

“Bullgaria është një partner besnik i të gjitha vendeve fqinje. Bullgaria nuk është Rusia. Kur të kemi mundësi do t’i ndihmojmë të gjitha shtetet fqinje”, vuri në dukje Nikollov, duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha rreziqet e mundshme dhe vendi ynë nuk do të krijojë trazira në vendet e tjera, duke përmendur konkretisht Serbinë dhe Hungarinë.

Në një deklaratë të përhapur nga TASS dhe Reuters, Gazprom kujton se Bullgaria dhe Polonia janë vende tranzit dhe "në rast të devijimit të paautorizuar të gazit rus nga vëllimet e tranzitit për në vende të treta, dërgesat tranzite do të reduktohen me këtë vëllim".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëdhënësit pengojnë propozimin për rritjen e pagës minimale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..

botuar më 25-10-07 12.31.MD

Bullgaria është në vendin e 56-të për lirinë ekonomike në botë

Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..

botuar më 25-10-06 6.10.PD

Më shumë kërkesa për punë se sa oferta në Bullgari

Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..

botuar më 25-10-02 8.05.MD